Hoti: Rritje ekonomike deri në 8%

Ekonomi

Hoti: Rritje ekonomike deri në 8%

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 13:44
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka prezantuar planin ekonomik dhe zhvillimor para përfaqësuesve të bizneseve të vendit, ku tha se gjatë qeverisjes së ardhshme presin një rritje ekonomike 7-8%, dhe do të rrisin subvencionet dhe grantet për sektorin bujqësor, duke ofruar vende të reja të punës.

Hoti duke lavdëruar qeverisjen e kaluar ka thënë se do të zhvillojnë disa zona ekonomike të cilat bizneset do të mund t’i përdorin ato për zhvillimin e tyre, dhe se gratë do të kenë përparësi në këtë drejtim.

Hoti: Zonat ekonomike do të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik

“Presim rritja ekonomike të arrijë 7-8% duke e siguruar një platformë transparente....Do të funksionalizojmë pakon e dytë fiskale, do të ulim TVSh-në për akomodim, turizëm, do bëjmë listën e prodhimeve vendore që të kenë lirime...Kemi punuar në licencimin e disa zonave ekonomike të cilat disa janë licencuar e disa presin të licencohen, tani më kemi një plan konkretë edhe me bankën botërore dhe me BERZH për të investuar në infrastrukturën fizike për t’i funksionalizuar këto zona të cilat do të funksionalizojnë krahas një kornize ligjore që iu mundëson bizneseve t’i përdorin ato për të zhvilluar biznesin. Këto zona do të jenë në dispozicion të grave, nuk do të themi se do të kemi kuota por do të kemi përparësi në mbështetjen dhe në iniciativat për biznes”, tha Hoti.

Sipas Hotit deri në mesin e mandatit do të ulet importi i produkteve në 60%, si dhe do të funksionalizojnë prokurimin publik.

Hoti ka premtuar lirime për të gjithë prodhuesit e lëndës së parë, dhe rritje të cilësisë së prodhimeve vendore.

Kandidati për kryeministër tha se gjatë qeverisjes së tij do të funkisionalizojë Kosovën C dhe do të punojmë në unifikimin e tregut të përbashkët energjetik me Shqipërinë.

Ndërkaq në sektorin arsimor premtoj praktika profesionale për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta profesionale.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se përparësi në planin për zhvillim ekonomik kanë mineralet, në krye me Trepçën.

Mustafa: Përparësi do ketë energjia dhe mineralet

“Përparësi do të ketë sektori i energjisë sepse do të sigurojmë energji për bizneset dhe për familjen, përparësi do të ketë sektori i minierave dhe mineraleve prirë nga Trepça”, ka thënë Mustafa.

Mustafa duke qenë i bindur në fitoren e këtij koalicionit,  para invesistorëve tha se në katër vitet e ardhme mendojnë të ulin nivelin e papunësisë në nën 15%.

Mustafa: Ulje të papunësisë nën 15%

“Ne mendojmë që në katër vitet e tjera do ulim nivelin e papunësisë nën 15%, dhe unë jam shumë I bindur se Kosova fiton me këtë program, fiton me këta njerëz dhe fiton me ndryshimet të cilat do ti bëjmë në vazhdimësi”, tha Mustafa.

Ndërkaq sipas partnerit të këtij koalicionit dhe kryetarit të AKR-s, Bexhet Pacolli, me qeverisjen e ardhshme duhet të reduktohet administrate publike në favor të efiçeincës.

Pacolli: Qeveri proaktive që punon në interes të popullit

“Në qeverisjen e ardhmen duhet ta reduktojmë administratën e tepruar publike në favor të efiçiencës.  Ne duhet të krijojmë një qeverisje të përgjegjshme ekonomike, profesionale dhe shumë transparente  e cila ka munguar deri tani. Jam i bindur se kjo qeveri do të jetë proaktive që punon për interes e qytetarëve, kjo qeveri do të jetë e suksesshme vetëm nëse punon me ndërmarrësit. Nëse kemi një kryeministër menaxher të mire, ai do t’i sjell vendit edhe politika të mira”, ka deklaruar Pacolli.

Investitorët e pranishëm në këtë tubim përveç se lavdëruan këtë program për zhvillim ekonomik edhe e kritikuan. Një ndërmarrës nga Pestova tha se në këtë program nuk është paraparë sigurimi i kulturave bujqësore, ndërkaq përgjigja e Hotit ishte se nuk mund t’i jep një përgjigje konkrete sepse ky pasigurim i plotë kërkon një sektor të kompani të sigurimeve të zhvilluara të cilat për momentin kanë vetëm 3% të gjithë kapitalit financiar që është në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat