Ndryshon forma e rimbursimit të kuponëve fiskal

Ekonomi

Ndryshon forma e rimbursimit të kuponëve fiskal

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar qytetarët se kalimi i kampanjës së re për projektin e kuponëve fiskal, do të bëhet së shpejti dhe do të jetë në favor të qytetarëve.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa ka thënë se deri më tani qytetarët duhet ta dinë se mënyra e aplikimit edhe në këtë kampanjë do të jetë e njëjta vetëm se do të ndryshojë forma e rimburësimit.

Ajo më tej ka theksuar se kërkimi i kuponëve fiskal nga qytetarët është obligim ligjor, njëjtë sikurse biznesi i cili tatim paguesi është i obliguar me ligj të lëshojë kuponë fiskal.

“Në fakt ndryshimi i kampanjës, kalimi në kampanjën e re e cila do të bëhet së shpejti, ne konsiderojmë se është vetëm në favor të qytetarëve. Kjo nuk nënkupton se kalimi në një platformë të re për të drejtën e qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal është kampanjë e cila nuk do të ketë fitime nga qytetarët, ne konsiderojmë të kundërtën”, ka deklaruar ajo.

Momentin kur të aprovohet udhëzimi administrativ, ATK do të dalë me një njoftim dhe do të njoftoi qytetarët se si do të jetë kampanja.

“Ne i sigurojmë qytetarët se kampanja e cila do të jetë së shpejti për të rimbursuar me mjete nga kuponët fiskal do të jetë edhe më e mirë dhe më lehtë se sa kampanja aktuale”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Sa i përket periudhës së tre mujorit të parë të këtij viti, ajo ka thënë se ka qenë njëra prej periudhave më të ngarkuara gjatë këtij projekti, por stafi përgjegjës i ATK-së është duke punuar vazhdimisht që verifikimi dhe rimburësimi i plikove të dorëzuara nga qytetarët të përfundojë sa më shpejt.

Bytyqi-Sefa ka thënë se qytetari duhet ta kuptojë se pse duhet që të kërkojë një kupon fiskal në rast se bën blerje me para kesh.

Ne jemi duke punuar vetëm në mënyrë që ta lehtësojmë këtë pjesë për të krijuar fushata të ndryshme në mënyrë që qytetarët të kenë sa më të lehtë kërkimin e kuponit fiskal dhe në të njëjtën kohë edhe të kuptojnë drejt se pse duhet të kërkojnë një kupon fiskal kur ata bëjnë një blerje me para kesh”, ka përfunduar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat