Mbi 1 milion euro dëme nga breshëri në Rahovec

Ekonomi

Mbi 1 milion euro dëme nga breshëri në Rahovec

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 12:50
Harta e demeve nga bresheri

Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga breshëri i 23 majit  ka dalë me raport zyrtar për dëmet e shkaktuara, dhe sipas këtij komisioni dëmet janë në vlerë prej 1 milion e 160,754.80 euro.

Anëtarët e komisionit fillimisht kanë vizituar zonat e atakuara nga breshëri për të parë shkallën e dëmit të shkaktuar dhe në cilat kulturat bujqësore është shkaktuar demi.

Përmes programit qe posedon Departamenti i Vreshtarisë dhe i Verërave ne Rahovec është përgatitur harta, nga e cila është nxjerr sipërfaqja e vreshtave të prekura nga breshëri, numri i vreshtave dhe kultivarët e rrushit. Gjithashtu  përmes programit të LPS-së, të gjithë fermerët të cilët kane aplikuar për subvencionimin e kulturave bujqësore të cilat kultivohen në këtë zone të prekur nga breshëri, është nxjerr sipërfaqe dhe kultura të dëmtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat