Rënia e çmimeve të energjisë detyron ECB të ulë prognozat e inflacionit

Ekonomi

Rënia e çmimeve të energjisë detyron ECB të ulë prognozat e inflacionit

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 15:36
Banka Qendrore Evropiane (ECB)

Banka Qendrore Evropiane (ECB) po përgatitet që për shkak të çmimeve të dobëta të energjisë, në takimin e ardhshëm të ulë prognozën e inflacionit në kuadër të raportit të vet për pikëpamjet në të ardhmen, transmeton agjencia Bloomberg duke iu referuar zyrtarëve të eurozonës, të cilët janë të njohur me zhvillimet.

Drafti i ri i ECB-së tash tregon projeksionin e rritjes së çmimeve konsumuese prej rreth 1,5 për qind për çdo vit - 2017, 2018 dhe 2019, thanë burime të Bloomberg, të cilët kanë folur në kushte anonime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat