Abrashi nënshkruan marrëveshje për 240 grante për mikrobiznese

Ekonomi

Abrashi nënshkruan marrëveshje për 240 grante për mikrobiznese

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 19:55
Pamje nga nënshkrimii i marrëveshjes

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Shqipe Breznica, koordinatore e Programit nga organizata gjermane ‘Help’ nënshkruan të enjten marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”.

Ky është viti i tretë që vazhdohet me këtë bashkëpunim prej të cilit kanë përfituar më shumë se 750 mikrobiznese.

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që t’iu krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.

Komponentët e projektit janë 240 grantet për mikrobizneset, trajnime për biznes dhe trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse të komunitetit në të gjithë vendin që do të ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik.

Komunat partnere për gjatë zbatimit të projektit në vitin 2017 dhe 2018 janë Suhareka, Lipjani, Deçani, Shtërpca, Istogu, Gjakova, Graçanica, Mitrovica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat