Haradinaj: Qeveria do t’i përkrahë ndërmarrësit e rinj, në ecjen e tyre

Ekonomi

Haradinaj: Qeveria do t’i përkrahë ndërmarrësit e rinj, në ecjen e tyre

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:56
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës do të jetë në përkrahje të ndërmarrësve të rinj. Kështu tha kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot në hapjen e "Javës Globale të Ndërmarrësisë 2017", e cila po mbahet nën Patronatin e kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj tha se në Kosovë duhet të ketë rend dhe ligj. Ai tha se në Kosovë, njerëzit  janë ndërmarrës në shpirt, kanë  guxim,  vizion dhe ide, të cilat do të përkrahen nga Qeveria e vendit, e cila do të jetë partner në ecjen e tyre.

Haradinaj: Qeveria dëshiron me qenë me ju

“Ka diçka qe këto ide dhe këtë shpirt të  ndërmarrësisë e ndihmon ose e pengon. Shteti ligjor, mungesa e tij mund ta pengojë shpirtin ndërmarrës. Por edhe nëse është mirë mund ta ndihmoj. Ajo që është me rëndësi, që kushdo që  është nis në ekonomi,  dikush iu ka gjet njëherë. Pra ekziston një partner, është dikush shkaktar që në një moment të caktuar ka ndikuar pozitivisht që ecja me qenë e suksesshme... Qeveria e Kosovës vërtetë dëshirojmë  me qenë më ju në ndonjërën nga këto ditët e ecjes suaj, kur iu nevojitet një partner. E Qeveria, ekzekutivi i vendit ka plot mundësi dhe plot situatat kur mundet me qenë me ju. Detyra jonë e përbashkët do të jetë që shpirtin tuaj ndërmarrës, idet tuaja, mënyrën si ju e keni gjet një nisje, mundësisht të jemi dhe me ju me një moment të caktuar, kur ai është i nevojshëm”, tha ai.

Ndërkaq ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie u tha ndërmarrësve të rinj,  se janë në rrugën e duhur. Por tha se korrupsioni po e pengon zhvillimin ekonomik . Andaj kërkoi nga ta që ta ngrisin zërin kundër korrupsionit dhe t’u ikin favoreve të pamerituara.

Delawie: Korrupsioni po  e kufizon zhvillimin ekonomik

“Zhvillimi ekonomik i Kosovës është i kufizuar për shkak të korrupsionit dhe është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve të Kosovës, që ta lajmërojnë korrupsionin në të gjitha nivelet që po e zbeh punën e kosovarëve. Ne e dimë që edhe perceptimi për korrupsion , mund të ndikojë në ekonominë  e vendin. Shumë fusha,  të cilat po e zbehin zhvillimin e Kosovës mund të zgjidhen. Komuniteti i biznesit ka një rol të madh për të luajtur, pikë së pari iu inkurajoj të punoni së bashku në praktika më të mira, t’i zbatoni ato dhe gjeni mënyrën për të ngritur zërin tuaj. Siç kam thënë më herët korrupsioni fshehët në errësirë. Mirëpo zbardheni atë dhe bëni të dukshëm dhe ikni atyre favoreve të pamerituara”, tha ai.

Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka tha se shteti duhet të jetë  garantues i një ekonomie plotësisht funksionale.

Zeka: Shteti duhet të jetë garantues i një ekonomie plotësisht funksionale

“ Prej qeverisë presim, që  t’i koordinoj aktivitetet, të cilat kanë për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit. Shteti duhet tu garantoj dhe siguroj  lirinë e lëvizjes së të rinjve, ashtu që ata mund të shohin ide të reja, gjenerojnë frymëzime të eja. Mbi të gjitha shteti duhet të jetë garantues i një ekonomë plotësisht funksionale në të cilën ndërmarrësit e rinj mund të shndërrojnë idetë e tyre në biznese të vogla”, tha ai.

Uranik Begu, drejtor i  Qendrës Inovative të Kosovës,  tha se sot ata janë të bashkuar,  për t’i dhënë mbështetje institucionale ndërmarrësisë në vend.

Begu: Të krijojmë kushte të mira, për ndërmarrësit e rinj

 “Ne jemi ata që duhet të krijojmë kushte të mira për ndërmarrësit e rinj, duke e ditur rëndësinë që ndërmarrësia ka karshi zhvillimit ekonomik. Lirisht mund të them se sot në Kosovë,  ekziston një entuziazëm i shtuar  dhe kemi një momentum të mirë,  sa i përket ndërmarrësisë. Kemi raportin e fundit të BB ku Kosova ka një progres të shtuar në këtë drejtim. Dhe njëkohësisht kemi një mbështetje të fortë institucionale, duke pasur dhe ministrinë e re të inovacionit dhe ndërmarrësisë, një ministri që jep sinjale të mira për të gjithë ata që synojnë të kenë vetëpunësimin si opsion. Dhe për të krijuar vende pune për të tjerët”, tha ai./S.Zogaj.

***

Qeveria e Kosovës do të jetë në përkrahje të ndërmarrësisë. Kështu tha kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot në hapjen e "Javës Globale të Ndërmarrësisë 2017".

"Ne në Kosovë duhet të ecim me rend dhe ligj, me konsolidu rendin ligjor. Bota ka bërë përparim në qasjen e ecjes së sipërmarrësve. Sot ne bashkohemi për ‘Javën globale të ndërmarrësisë dhe nuk është çudi që edhe  Kosova  po e ndjen nevojën me i zënë trendet. Për fat të mirë njerëzit në Kosovë janë ndërmarrës në shpirt kanë ide e vizion. Ka diçka që këto ide dhe shpirtin e ndërmarrësisë  e ndihmon ose pengon. Mungesa e shtetit ligjor mund ta pengojë shpirtin ndërmarrës. Kushdo që është nis në ekonomi dikush iu ka gjet njëherë një partner që e ka ndihmuar që ecja me qenë e suksesshme. Ajo pse kam pas dëshirë të jem me ju ka të bëjë me faktin se Qeveria dëshiron me qenë më ju në ndonjërën nga këto ditët e ecjes suaj, kur iu nevojitet një partner. Qeveria ka plot mundësi me qenë me ju që idetë dhe shpirtin tuaj ndërmarrës që të jemi me ju me një moment të caktuar. Ekzekutivi i vendit ish dasht me qene me ju . S’do të përtoj  me dhënë energji nga vetvetja që në nisjen dhe ecjen e juaj ta keni një partner. Dëshira ime është që të jemi dy. Qeveria e vendit të jete me ju. Mos na kurseni të jemi çdo herë aty", tha ai.

Ndërsa ambasadori amerikan Greg Delawie u tha ndërmarrësve të rinj se janë në rrugën e duhur.

"Shoh shembuj tek ndërmarrësit e rinj kanë motiv. Zhvillimi ekonomik është i kufizuar për shkak të korrupsionin. Korrupsioni fshihet t në errësirë po zbardheni atë, bëjeni të dukshëm dhe ikni favoreve te pamerituara. Ka sfida por filloni me ide tuaja mos u dorëzoni. Ne iu mbështesim juve", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat