Rritja e pagave sa ndalesa për premiume

Ekonomi

Rritja e pagave sa ndalesa për premiume

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Vitin e ardhshëm është paraparë rritje e pagave në sektorin publik prej 3,5 për qind por këtë rritje do të shkojë për premiumet e sigurimeve shëndetësore.

Nisja e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore, një shume të dakorduar të cilën do ta paguajnë qytetarët dhe organizatat për të përfituar nga këto sigurime, do ta kthejnë në zero rritjen e mundshme të pagave në sektorin publik vitin e ardhshëm.

Në Komisionin për Buxhet dhe Financa ku raportoi kreu i kuletës së shtetit Bedri Hamza, u tha se rritja e pagave e paraparë me buxhetin e vitit të ardhshëm do të shkojë për premiume.

 

“Kur të nisim me i mbledhë premiumet e sigurimeve shëndetësore, a po i nisim me i dhënë sigurimet shëndetësore. Tek sektori publik nuk është ky problem. Në sektor publik paga do të rritet për 3.5 për qind dhe aq do t’i merret si premium”, tha kryetari i komisionit Lumir Abdixhiku.

Ai paralajmëroi se ndryshe do të qëndrojë puna te pagat e sektorit privat.

Tha se punonjësve të këtij sektori, sigurimi shëndetësor do t’ua zvogëlojë pagat.

“Në sektorin privat qytetarët do të kenë më pak para. Do të thotë 3.5 për qind të pagave të tyre dhe 3.5 për qind nga biznesi që prapë do të jetë barrë për këta individë dhe apo mbërrin me ia dhënë menjëherë në vlerë të 7 përqindëshit të pagës së tyre në shërbime shëndetësore”, shtoi Abdixhiku.

Në mbledhje, ministri i Financave Bedri Hamza tha se është rritur buxheti për shëndetësi në vitin e ardhshëm.

Sipas tij buxheti për këtë sektor është rritur.

“Në sektorin e shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Universitar ndarjet buxhetore i ka rritur për 21 për qind për nivelin qendror, përveç kësaj edhe granti komunal për shëndetësi primare është rritur për 9 për qind” tha Hamza

Ministri Hamza më tej shtoi se në të njëjtën kohë është ndarë edhe kontigjent shtesë për fillimin e implementimit të sigurimeve shëndetësore nëse shkon si duhet krijimi i akteve nënligjore dhe të gjitha procedurat tjera që duhet të kryhen, raporton kallxo.

Sigurimet shëndetësore pritet të nisin në fund të vitit që vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat