Forumi ekonomik Kosovë-Kroaci në fillim të vitit të ardhshëm

Ekonomi

Forumi ekonomik Kosovë-Kroaci në fillim të vitit të ardhshëm

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 15:43
Pamje nga takimi

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, ku u diskutua për përgatitjet e Forumit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, i cili pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Kroaci.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Kapitanoviq për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Ndërsa, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviq duke falënderuar Ministrin Hamza për pritjen e ngrohtë, vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në lëmin e ekonomisë dhe financave dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat