Gjermania jep mbi 7 milionë euro grante për Kosovën

Ekonomi

Gjermania jep mbi 7 milionë euro grante për Kosovën

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:34
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Ministri i Financave, Bedri Hamza sot ka nënshkruar dy marrëveshje me vlerë mbi 7 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW), të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Nënshkrimi i Marrëveshjeve do të bëhet nga ministri Hamza dhe Rene Eschemann, drejtori i Zyrës së KFW-së për Kosovë dhe Maqedoni si dhe Thomas Reker, menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore. Sipas tyre këto fonde kryesisht do të mundësojnë zhvillimin e sektorit privat dhe kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

 Hamza: Kosova përfiton grante prej 7 milionë euro

“Në vlerë prej 7.45 milionë euro të ndarë në dy marrëveshje . 5. 45 milionë dhe 2 milionë euro në mbështetje të Fondit të Garantimit të Kredive.  Se këto para janë grante, me të cilat shteti i Gjermanisë , Qeveria e Gjermanisë vazhdon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Arritja e këtyre marrëveshjes është edhe  një sinjal i angazhimit tonë të përbashkët për mbështetjen shumë të rëndësishme të ekonomisë tonë . Sidomos ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme  që është edhe një inkurajim për gjeneratën e re për gjininë femërore sa i përket çështjes së punësimit....Është lajm shumë i mirë shumë inkurajues se të gjitha bankat komerciale në Kosovë , janë të regjistruara dhe bashkëpunojnë me fondin për garantimin e kredive. Sidomos është shumë pozitive se ky fond ky bashkëpunim i bankave është në përkrahje të sektorit privat që ju e dini që fokusi jonë  ësht ë ta mbështesim dhe ta përkrahim spektrorin privat dhe të jetë kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike të vendit “, tha Hamza.

Përmes Fondit të Garantimit të Kredive, sipas Hamzës, deri tash janë dispozicuar  më shumë se 23 milionë euro.

Ndërsa, Rene Escherman, drejtor i zyrës së KFË-së për Kosovë dhe Maqedoni, tha se ky fond  ka për qëllim që  të ketë sukses dhe të rrisë kapitalin në të ardhmen.

Escherman: Kemi qëllim që të rritet kapitali i këtij fondi

“Që nga fillimi i themelimit të saj është i destinuar të ketë një sukses të madh. Por çfarë është e veçantë për fondin dhe çka e bënë atë për nismat e mëtutjeshme , është se është gjithçka në një institucion të përhershëm dhe të pavarur. Gjithashtu kjo demonstron një shembull shumë të mirë të bashkërenditjes të donatorëve. Për shkak se përveç USAID-it dhe Qeverisë gjermane edhe Qeveria e Suedisë do t’i bashkëngjitet këtij fondi. Në njërën anë e ngrit tutje kapitalin themelor të fondit , po në anën tjetër hap edhe një dritare të re të mundësive në veçanti në sektorin e bujqësisë. Pasi që kredia dhënia është vetëm 4 përqind në këtë sektor. Me këtë ne dëshirojmë që të promovojmë edhe më shumë sektorin privat “, tha ai.

Escherman tha se ministri i Financave ishte mbështetës kryesor i këtij fondi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat