Çmimet e importit shënojnë ngritje

Ekonomi

Çmimet e importit shënojnë ngritje

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:41
Ilustrim

Çmimet e importit në Kosovë shënuan ngritje prej 0.8% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa ngritja më e madhe ishte te produktet bimore 6.7%, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 3.7%.

Në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se ngritje gjatë këtij tremujori ka pasur edhe te

këpucët 2.2%, tekstili dhe artikujt e tij 2.0%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 1.3%, produktet minerale 1.1%, letrat dhe artikujt e saj 0.9%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 0.6%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.5% dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe qelqit 0.5%.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj -7.3%, artikujt e ndryshëm të prodhuar -2.8%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -1.6%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës -1.5%, vajrat ushqyese -1.3%, produktet e industrive kimike -0.2%, druri dhe artikujt e drurit -0.1% dhe mjetet e transportit -0.1%.

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016,  çmimet e importit në Kosovë u ngritën mesatarisht 3.9%, ku ngritja më e madhe u shënua te produktet bimore me 18.6%.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj -3.5%, letra dhe artikujt e saj -3.3%, këpucët -2.9%, artikujt e ndryshëm të prodhuar -2.3%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -2.2%, produktet e industrive kimike -0.9% dhe mjetet e transportit -0.7%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat