Çmimi i naftës mund të arrijë 80 dollarë për një fuçi - Bota Sot
Çmimi i naftës mund të arrijë 80 dollarë për një fuçi

Ekonomi

E hënë, 22 tetor 2018

Çmimi i naftës mund të arrijë 80 dollarë për një fuçi

Më: 14 janar 2018 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Shtrëngimi i furnizimeve dhe rritja e kërkesës për naftë ndihmuan që çmimet të arrinin nivele të larta në më shumë se tre vitet e fundit dhe shumë analistë besojnë çmimi do të arrijë në 80 dollarë për fuqi.

“Arsyeja që nafta do të rritet është tregimi më i vjetër në botën e naftës – çmimet e ulëta kanë krijuar kërkesa dhe rritje të fortë dhe tani kërkesa po udhëheq”, thotë Phil Flynn, analist i tregut.

Të ardhurat e naftës kanë pësuar rënie të mëdha në 2014 dhe 2015, si një ngadalësim global në furnizime dhe mungesa e gatishmërisë së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për të frenuar ndjeshëm prodhimin mes frikës nga humbjes së aksioneve të tregut.

Të premten e kaluar çmimi i naftës bruto ka shënuar nivelet më të larta që nga dhjetori 2014. Në “New York Mercantile Exchange” vlera një fuçie naftë arriti në 64.30 dollarë, ndërsa në “ICE Futures Europe” arriti në 69.87 dollarë.

Flynn pret që çmimet e naftës mesatarisht të janë 67 dollarë gjatë vitit 2018 dhe sipas tij duhet ende kohë që të arrijë vlerën e 60 dollarëve.

“Nëse OPEC vazhdon marrëveshjen e prodhimit të papërpunuar deri në fund të këtij viti, çmimet e naftës bruto mund të arrijnë në 80 dollarë për fuçi”, thotë ai.

Sipas Agjencisë së Informacionit të Energjisë, furnizimet amerikane të naftës kanë rënë për tetë javë me radhë, për një rënie totale prej më shumë se 39 milionë fuçi, gjë që paraqet rënien më të madhe në një kohë të shkurtër kohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test