Hamza: Kemi nevojë për stabilitet politik - Bota Sot
Hamza: Kemi nevojë për stabilitet politik

Ekonomi

E diel, 21 tetor 2018

Hamza: Kemi nevojë për stabilitet politik

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:58
Hamza ka prezantuar programin për reforma ekonomike 2018-2020

(E plotësuar) - Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar programin për reforma ekonomike 2018-2020, ku tha se ky program është një mjet përmes të cilit Komisioni Evropian monitoron përformanncën e Kosovës si kandidatë potencial me transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardeve të tregut evropian.

Hamza: Reforma ofron mundës për të orientuar punën tek institucionet

“Në prag të këtij të këtij procesi buxhetor , programi për reforma në ekonomi ofron një mundësi shumë të mirë që ta orientojmë punën e institucioneve tona drejt ndryshimeve të thella strukturorë përmes veprimeve të matshme konkrete. Gjithsesi ky program është një mjet përmes të cilit Komisioni Evropian monitoron përformanncën tonë si kandidatë potencial me transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardeve të tregut evropian.”, tha Hamza.

Po ashtu ka shtuar se në krahasim me vitin e kaluar analizat makroekonomike tregojnë se mundësit e veprimit janë më të mëdha dhe se parasheh rritje ekonomike mbi 4 për qind .

Hamza: Kemi nevojë gjithashtu për stabilitet politik

“Në krahasim me vitin 2017-të analiza makro ekonomike tregon se mundësit për veprim janë më të mëdha. Rritja reale parashihet të jetë vazhdimisht mbi 4 përqind. Rreziqet janë ma të balancuar , ambienti i jashtëm  ekonomik më favorizues , ndërsa aftësia e sektorit publik për financim konsensual është rritur. Na mbetet të jemi më efikas në implementim në identifikimin e nevojave strukturore gjithashtu kemi nevojë edhe për stabilitet politikë. “, tha Hamza.

Ndërsa, Riccardo Serri, Udhëheqës i sektorit politik nga zyra e Bashkimit Evropianë në Kosovë, tha se BE-ja,  nuk angazhohet me çdo vend, angazhohet vetëm me vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit.  Ku sipas tij, së bashku me fqinjët ballkanikë dhe partnerët,  janë të vetmit që në një mënyrë kanë të drejtën dhe janë pranuar që të punojnë në këtë proces së bashku me BE-në. Ai theksoi se ky proces është një proces që ndihmon Kosovën në dizajnin politikat ekonomike dhe sociale më të përshtatshme, më të besueshme dhe më të përballueshme për implementimin e reformave.

Serri: Gjatë muajit të ardhshëm do të kalojmë në vlerësime të mëtejshme

“Pra, siç e dini, drafti i parë i këtij dokumenti është duke u shqyrtuar nga Komisioni Evropian. Shtetet tona anëtare kanë mundësinë që në një farë mënyre të përfshihen dhe kështu ata kanë dhënë disa komente. Në kontekstin e konsultimit, i cili është i hapur tani, gjatë muajit të ardhshëm do të kalojmë në vlerësimit e mëtejshëm të dokumentit përfundimtar”, tha Serri.

Ndërsa,  drejtori i  Departamentit për Politika Makroekonomike  në prezantimin e Kornizës Makro fiskale tha se ekonomia e Kosovës është ekonomi e ndërvarur nga importet dhe duke pas parasysh se valuta është euro , ndikimet ne glob janë të rëndësishme edhe për vendin tonë.. 

Haliti: Parashikimet për të hyra për vitin e kaluar u mbuluan nga eksportet të mallrave dhe shërbimeve

“Ne kemi kalkuluar se rritja ekonomike vitin aktual do të sillet për 4.1 %. Parashikimet e Qeverisë në programin ekonomik për 2017-të kanë qenë më ambicioze se sa ato që dalin këtë viti. Nisur nga fakti se janë parashikuar se do të ketë një dinamikë të përshpejtuar të investimeve kapitale sidomos investimeve që burimin e kanë pasur të klauzola dhe shfrytëzimi i fondeve nga procesi i privatizimit. Me vetë faktin që disa prej tyre nuk kanë ndodhur ahere kjo rritje është kompensuar me një përshpejtim eksportit të mallrave dhe shërbime dhe me një mbështetje të fuqishme që ka ardhur nga kreditimi i vazhdueshëm me një kosto të ulët. “, tha Haliti.

Hamza: Kemi nevojë për stabilitet politik

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar programin për reforma ekonomike 2018-2020, ku tha se ky program është një mjet përmes të cilit Komisioni Evropian monitoron përformanncën e Kosovës si kandidatë potencial me transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardeve të tregut evropian.

Hamza në një konferencë për media, ka thënë se ky program ofron mundësi për të drejtuar punën e institucioneve drejt ndryshimeve të thella strukturore përmes veprimeve të matshme.

Ai ka shtuar se në krahasim me vitin e kaluar analizat makro-ekonomike tregojnë se mundësit e veprimit janë më të mëdha dhe se parasheh rritje ekonomike mbi 4 për qind.

Ndërsa, UdhëheqësI i sektorit politik nga zyra e Bashkimit Evropianë në Kosovë, Riccardo Serri, tha se BE-ja nuk angazhohet në çdo vend por angazhohet vetëm në vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit. 

Ai theksoi se ky proces është një proces që ndihmon Kosovën në dizajnin politikat ekonomike dhe sociale më të përshtatshme, më të besueshme dhe më të përballueshme për implementimin e reformave.

Serri: Gjatë muajit të ardhshëm do të kalojmë në vlerësime të mëtejshme

“Pra, siç e dini drafti i parë i këtij dokumenti është duke u shqyrtuar nga Komisioni Evropian. Shtetet tona anëtare kanë mundësinë që në një farë mënyre të përfshihen dhe kështu ata kanë dhënë disa komente. Në kontekstin e konsultimit, i cili është i hapur tani, gjatë muajit të ardhshëm do të kalojmë në vlerësimit e mëtejshëm të dokumentit përfundimtar”, tha Serri.

Kurse, drejtori i Departamentit për Politika Makroekonomike në prezantimin e kornizës makro fiskale, Behgjet Haliti, tha se ekonomia e Kosovës është ekonomi e ndërvarur nga importet dhe duke pas parasysh se valuta është euro, ndikimet në glob janë të rëndësishme edhe për vendin tonë. 

“Ne kemi kalkuluar se rritja ekonomike vitin aktual do të sillet për 4.1 %. Parashikimet e Qeverisë në programin ekonomik për 2017-të kanë qenë më ambicioze se sa ato që dalin këtë vit. Nisur nga fakti se janë parashikuar se do të ketë një dinamikë të përshpejtuar të investimeve kapitale, sidomos investimeve që burimin e kanë pasur të klauzola dhe shfrytëzimi i fondeve nga procesi i privatizimit. Me vetë faktin që disa prej tyre nuk kanë ndodhur, atëherë kjo rritje është kompensuar me një përshpejtim eksportit të mallrave dhe shërbime dhe me një mbështetje të fuqishme që ka ardhur nga kreditimi i vazhdueshëm me një kosto të ulët“, tha Haliti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test