Publikohet kontrata për Kosovën e Re, rritja e çmimit të energjisë varet nga KEDS-i

Ekonomi

Publikohet kontrata për Kosovën e Re, rritja e çmimit të energjisë varet nga KEDS-i

Më: 19 janar 2018 Në ora: 10:21
Valdrin Lluka

(E plotësuar) - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka publikuar kontratën komerciale të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” për projektin e TC Kosova e Re në vlerë prej 1.3 miliardë euro.

Ministri Lluka ka thënë se ka arritur ta kompletojë kontratën këtë javë me një mijë faqe dhe është publike për të gjithë të interesuarit edhe në mënyrë elektronike.

Lluka: Po e bëjmë publike kontratën 

“Qëllimi ka qenë, ashtu siç kam premtuar të jemi transparent për punën që e kemi bërë, nuk ka asnjë ndryshim të kontratës nga ajo që jemi pajtuar dhe nënshkruar para Vitit të Ri. Pra, do të vazhdoj që ta promovoj transparencën dhe unë besoj që çdo marrëveshje që nënshkruhet personalisht nga unë, tash e tutje do të jetë publike dhe në asnjë moment konfidencialitet, duke mos e penguar qasjen mediave, shoqërisë civile dhe qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë ministri Lluka. 

Ai ka thënë se projekti që është një kontratë prej 1.3 miliardë euro, do të jetë në formë të kredisë dhe interesi i kësaj kredie luan një rol shumë të rëndësishëm në koston finale të gjenerimit të energjisë.

Lluka tha se janë duke u munduar që të sigurojnë një interes të privelegjuar apo të gjendet një kredi e financuar nga shtetet, siç është p.sh. qoftë nga Japonia nëpërmjet Xhajka-s apo me ndonjë agjenci kreditore eksportues i shteteve, të cilat kanë norma të buta të interesit apo ndoshta edhe pa interes fare.

Ai ka marrë shembull Kroacinë, e cila sipas tij, ka financuar një Termocentral që është ndërtuar nga “Mitsubish”, ku Xhajka ka dhënë një kredi me 0.7 për qind interes.

Mirëpo, tha se për koston e gjenerimit tha se nuk do të lejojnë që të shkoi mbi 9 përqind, sepse ekziston mundësia edhe largimit të Qeverisë nga kjo kontratë.

 Lluka: Tavani është 9 përqind i kostos së ndërtimit

“Kthimi në ekutitet është 18.5 për qind, pra kemi arritur ta zbresim nga 23 në 27 sa ka qenë në fillim, në 21 në 18.5. Kosto i kthimit të huas normalisht është në një model, është llogaritë i përafërt diku diku rreth 8.5 deri 9 për qind për arsye të llogaritjes së anës më pesimiste më të shtrenjtë. Mirëpo, 9 përqind besoj që është kulminacioni i një kredie që mund ta merr për një projekt të tillë. Prandaj, ne besojmë që çdo gjë që është nën 9 përqind do të ndikoj pozitivisht në koston e gjenerimit, mirëpo në situatat më të këqija ekstreme gjithmonë është i vendosur një çmim tavan, që nuk mund të shkoj kosto e gjenerimit mbi atë dhe nëse shkon mbi atë çmim ne jemi të lirë të dalim nga kjo kontratë para se të fillon investimi”, ka thënë ministri Lluka.  

Sipas tij, është e vështirë të saktësohet se sa do të rritet çmimi i energjisë me Termocentralin Kosova e Re, por sipas Llukës ajo varet edhe nga investimet e KEDS-it në rrejt për t’i eliminuar humbjet.

Lluka: Nëse KEDS-i eliminon humbjet në rrjet, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë

“Kosto që do ta rriste faturën (për qytetarët) është e vështirë të analizohet tash në këtë moment, normalisht që do të bëhen modele financiare për ta shikuar se sa do të jetë kosto, por unë besoj që nëse ne nga sot e deri në realizmin e projektit, KEDS rritë investimet në rrjet dhe i zvogëlon të gjitha humbjet e mundshme, me termocentralin e ri nuk do të ketë absolutisht rritje të çmimit të energjisë”, ka thënë ministri Lluka. 

Ky Termocentral sipas Llukës ka synim sigurimin e mjaftueshëm të energjisë dhe për këtë është normale që ka një kosto më të lartë, por tha se synimi është që kostoja e ndërtimit të jetë sa më e ulët.

Image

 

Publikohet kontrata për “Kosovën e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka publikuar kontratën komerciale të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” për projektin e TC Kosova e Re.

Ministri Lluka ka thënë se ka arritur ta kompletojë kontratën këtë javë me një mijë faqe dhe është publike për të gjithë të interesuarit edhe në  mënyrë elektronike.

“Qëllimi është ashtu siç kemi premtuar ta publikojmë dhe është ashtu siç e kemi thënë dhe siç e kemi nënshkruar”, ka thënë ministri Lluka.

Sipas tij është e vështirë të saktësohet se sa do të rritet çmimi i energjisë  me Termocentralin Kosova e Re, por sipas Llukës ajo varet edhe nga sigurimi i mjeteve financiare për ndërtim.

 Projekti prej 1 miliardë e 300 milionë euro, sipas ministrit  nuk do të financohet nga buxheti i shtetit. Ky Termocentral sipas Llukës ka synim sigurimin e mjaftueshëm të energjisë dhe për këtë është normale që ka një kosto më të lartë. Ai tha se synimi është që kostoja e ndërtimit të jetë sa më e ulët.

Publikohet kontrata për projektin “Kosova e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të do të publikojë kontratat komerciale për projektin e TC Kosova e Re.

Kontratat për projektin e TC Kosova e Re, janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat