76,355 vërtetime tatimore të nxjerra online

Ekonomi

76,355 vërtetime tatimore të nxjerra online

Më: 25 janar 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se që nga lansimi i sistemit elektronik EDI, janë nxjerrë 76,355 vërtetime tatimorë në mënyrë elektronike, ku vetëm gjatë viti 2017 janë nxjerrë 71,884, ndërsa nga fillimi i muajit janar të këtij viti numri i vërtetimeve të nxjerra është 4, 471.

Vërtetimi Tatimor është dokument i cili tregon gjendjen aktuale tatimore të tatimpaguesit, i lëshuar nga ATK, i cili do të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme. 

Përmes sistemit elektronik EDI, tatimpaguesit mund të pajisen me Vërtetim Tatimor për qëllim të aplikimit për vizë, aplikimit për tender, pushimit të lehonisë, vazhdimin e lejes së qëndrimit në Kosovë, aplikimit për licencë etj.

Vërtetimi Tatimor i lëshuar në formë elektronike nga ATK, edhe pse nuk posedon vulë/ nënshkrim, është dokument i plotfuqishëm, ndërsa vërtetësia e përmbajtjes së këtij dokumenti, mund të verifikohet në çdo kohë përmes adresës elektronike të ATK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat