Ministri Hamza tregon pse Kryeministrit dhe vartësve nuk i dolën pagat me rritje - Bota Sot
Ministri Hamza tregon pse Kryeministrit dhe vartësve nuk i dolën pagat me rritje

Ekonomi

E shtunë, 20 tetor 2018

Ministri Hamza tregon pse Kryeministrit dhe vartësve nuk i dolën pagat me rritje

Më: 25 janar 2018 Në ora: 21:26
Bedri Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke folur për rritjen e pagave të qeveritarëve, ka thënë se sektori i pagave është një sektor i parregulluar.

Rritjet që janë bërë obligohen më ligj, theksoi ministri ndonëse bëri të ditur se pagat nuk janë marrë me rritje ende.

“Ende nuk ka realizuar askush pagë me rritje. Unë si ministër po e përkrahi që kjo çështje të rregullohet me ligj. Nuk është bërë ekzekutimi i pagave me rritje sepse është proces që duhet të rregullohet me ligj. Vendimi është në fuqi dhe në moment jemi të obliguar të zbatojmë mirëpo ka pas absurde”, ka thënë Hamza.

“Po hyjmë në fazën e rregullimit të sistemit. Le të rregullohen thirrjet, mos të ketë zyrtarë për fotokopje... as pagat e mjekëve nuk janë në rregull, edhe aty duhet të ekzistojë një sistem”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test