40 të diplomuar punësohen me mbështetjen e USAID-it

Ekonomi

40 të diplomuar punësohen me mbështetjen e USAID-it

Më: 29 janar 2018 Në ora: 07:28
Ilustrim

Sot në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve.

Kjo ngjarje do të vë theksin në vendosjen e 40 të diplomuarve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nëpër kompani private agrobiznesore anembanë Kosovës.

Ky program i vendosjes nëpër vende të punës është realizuar nga Agro-Qendra për Punësim dhe Karrierë e mbështetur nga USAID-i, e cila vepron në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Kjo nismë e rëndësishme ka mundësuar që për herë të parë ndonjëherë të zhvillohet një vendosje nëpër vende të punës e të diplomuarve të bujqësisë nëpër kompani private agrobiznesore.

Gjatë një periudhe tremujore, të gjithë 40 të diplomuarit kanë zbatuar suksesshëm teorinë në praktikë dhe kanë aplikuar shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit në vend të punës nëpër firmat private të cilat veprojnë në sektorin e bujqësisë.

Kjo ngjarje paraqet falënderim për 35 ndërmarrje të sektorit të agrobiznesit që shprehën gatishmërinë për të mirëpritur dhe përfundimisht punësuar disa nga këta të diplomuar të rinj.

Shtatë nga të diplomuarit e vendosur tashmë janë të punësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat