Derivatet “Shell” tani gjenden në “AL Petrol” - Bota Sot
Derivatet “Shell” tani gjenden në “AL Petrol”

Ekonomi

E martë, 16 tetor 2018

Derivatet “Shell” tani gjenden në “AL Petrol”

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:56
Pamje nga video

(E plotësuar) - Nga sot derivatet e kompanisë “Shell”, mund t’i gjeni në pikat e karburanteve të kompanisë “AL Petrol”, pasi që këto dy kompani të derivateve kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Drejtori i kompanisë, “AL Petrol” Latif Kryeziu ka deklaruar se nga sot kompania “Shell” 99 për qind  e konsumatorëve  në Kosovë do i furnizoj me derivate të cilësisë më të lartë botërore.

Kryeziu: Shell do iu furnizoj me derivate me cilësi të lartë?

“Shell do t’iu furnizon 99 për qind me karburant që furnizon Formula 1 Ferrari, Shell është prezent sot në shtetin më të ri Republikën e Kosovës dhe me këtë ne mburremi që Shell të jetë në Kosovë dhe të furnizon të gjithë konsumatorët, të gjithë popullin e Kosovës, ambasadat, institucionet, KFOR-in, EULEX-in me derivatet me cilësisë më të lartë botërore”, tha ai.

Sipas tij kompania e derivateve “AL Petrol”  konsumatorë e saj për 30 vite iu ka shërbyer me karburante të kualitetit të lartë.

Kryeziu gjatë një konference bëri të ditur se të gjithë shoferët e Kosovës do të mund të furnizohen me derivatet e “Shell” në të gjitha pikat nëpër botë përmes kartelës që do e marrin në Kosovë.

Kurse, menaxheri i  kompanisë së derivateve “Shell”, Ëill Rigman tha se nga sot të gjitha pikat e shitjes së “AL Petrol” do të kenë brendin “Shell”.

Sipas tij nga sot konsumatorët e Kosovës do të kenë mundësi që të përdorin derivate cilësore me standarde më të larta që sjellin edhe efiçiencë.

Image

Rigman: “Shell” sjell derivate me standarde të larta?

“Derivatet që do të jenë në pikat e shitjes do të përmbahet në standardet më të larta të Shell-it, oferta e re e derivateve është e dizajnuar me iu sjell efiçiencë dhe kjo nuk do të sjell vetëm efiçiencë por edhe përformancë, ne nuk jemi të interesuar për të nënshkruar një kontratë por jemi të interesuar me hap pikën tonë të parë në Kosovë që konsumatorët e Kosovës do të mësohen me derivatet shumë kualitative”, tha ai.

Sipas Rigman kompania e derivateve “Shell” në prill të këtij viti do  të hapë edhe pikën e saj të shitjes së derivateve në Kosovë.

Kompania e derivateve “Shell” është e prezent me 80 vende të botës dhe iu shërben rreth 30 milionë klientëve çdo ditë nëpër pikat e shitjes.

AL Petrol zyrtarizon marrëveshjen me Shell 

Kompania AL Petrol po mban konferencë për media, ku do të zrytarizojë marrëveshjen me Kompaninë me renome botërore Shell.

Shell është kompania e derivateve më e madhe në botë ne mbi 43 000 pika në 5 kontinente. 

Marrëveshja do të zyrtarizohet nga përfaqësuesit e të dyja kompanive.

Më konkretisht kjo marrëveshje nënkupton që AL Petrol, do të emërtohet Shell, e cila do të furnizojë qytetarët e vendit me derivate cilësore dhe me një gamë të gjerë të produkteve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test