ATK thotë se e ka tejkaluar Planin e të hyrave për muajin janar - Bota Sot
ATK thotë se e ka tejkaluar Planin e të hyrave për muajin janar

Ekonomi

E shtunë, 20 tetor 2018

ATK thotë se e ka tejkaluar Planin e të hyrave për muajin janar

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 16:16
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të hyrat për muajin Janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro ose 13 % më shumë se muaji janar i vitit 2017, vlera e inkasuar për muajin Janar është 51.4 milion euro, ndërsa në raport me planin janë realizuar të hyra në vlerë prej 2.6 milionë euro më shumë ose mbi 5.3 %. Sipas ATK-së, është realizuar 12% e planit të të hyrave për vitin 2018.

“Rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Theksohet se gjatë kësaj periudhe janë mbledhur mbi 9.9 milion euro Kontribute Pensionale, pra gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet dhe Kontributet Pensionale) janë në vlerë prej mbi 61.3 milion euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test