Kurti: Raporti import/eksport, 1 me 10 – patriotizmi s’e ka kështu

Ekonomi

Kurti: Raporti import/eksport, 1 me 10 – patriotizmi s’e ka kështu

Nga: Bota Sot Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 11:24
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar gjendjen ekonomike në vend në prag të 10 vjetorit të p avarisë së Kosovës.

Kurti ka ripërsëritur reformat për ekonomi që i kishte premtuar në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar.

Postimi i plotë:

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për muajin dhjetor 2017 u rrit për 8.5% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2017 kishte vlerën 29,4 milionë €, ndërkaq importi 297,3 milionë €. Kësisoj, raporti eksport/import është veçse 1/10!

Në dhjetor të vitit 2017 eksportet e Kosovës në Shqipëri ishin dyfish më të mëdha sesa në Maqedoni dhe trefish më të mëdha sesa në Serbi ose Mal të Zi. Në anën tjetër, importet e Kosovës ishin mbi katër herë më të mëdha nga Serbia sesa nga Shqipëria.

Ja se çfarë shifrash kemi për pasqyrë në vigjile të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës! As sovranizimi shtetëror, as zhvillimi ekonomik dhe as patriotizmi nuk e kanë kështu.

Tri reformat drejt shtetit zhvillimor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit, Banka Zhvillimore) të cilat i kemi prezantuar dhe shpjeguar në prag të fushatës së zgjedhjeve paralamentare të 11 qershorit 2017, janë rruga e duhur dhe zgjidhja e vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat