Bordi i FMN-së ka mirëpritur performancën e mirë ekonomike të Kosovës

Ekonomi

Bordi i FMN-së ka mirëpritur performancën e mirë ekonomike të Kosovës

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 16:34
FMN

Bordi i FMN-së ka mirëpritur performancën e mirë ekonomike të Kosovës dhe reformat që janë ndërmarrë, si dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë edhe më shumë reformat strukturore.

Këto komente kanë dalë nga përmbyllja e suksesshme e mbledhjes së Bordit  të FMN-së për Kosovë ku është  diskutuar rreth raportit të stafit të FMN-së “Konsultimet e Artikullit IV me Kosovën”. Po ashtu, pas vlerësimit të performancës, anëtarët e Bordit e kanë aprovuar edhe kalimin e Kosovës nga Artikulli XIV në Artikullin VIII. 

“Sa i përket politikave fiskale, Bordi u pajtua   se politikat fiskale mbeten adekuate dhe se rregulla fiskale siguron ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale në vend. Duke u ndërlidhur me sektorin financiar, Bordi vuri në pah progresin e madh të arritur në sektorin financiar dhe e përshëndetën implementimin e rekomandimeve të Programit të Vlerësimit të Stabilitetit Financiar që është realizuar në vitin 2012. Bordi vlerësoi pozitivisht zhvillimet në sistemin financiar të Kosovës, ku theks i veçantë u vu mbi rritjen e kreditimit, përmirësimin e kornizës së mbikëqyrjes dhe rregullimit të sektorit financiar”, thuhet në një komunikatë dërguar nga Banka Qendrore.

Një vlerësim i përgjithshëm pozitiv u theksua edhe për përmirësimet e viteve të fundit në raportin e Bankës Botërore “Doing Business”, në të cilin Kosova ka avancuar në shumë fusha të rëndësishme për përmirësimin e ambientit afarist, përfshirë edhe qasjen në financa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat