10 vjet me dështim ekonomik

Ekonomi

10 vjet me dështim ekonomik

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:34
Ilustrim

Kosova, vendi me rinin më madhe në Evropë, e festojë 10 vjetorin e pavarësisë me rreth 350.000 të punësuar nga 1,201,966, të aftë për punë ose me rreth 70% të papunë, ndërkohë që për qeverinë norma e papunësisë është 27.5 %.

Bizneset vazhdojnë të luftojnë me mungesë të energjisë, ani pse në fund të vitit paraprak u arrit një marrëveshje për ndërtimin e Termocentralit të ri Kosova e Re. Qeveria edhe përkundër thirrjeve dhe ftesave formale nuk ka arritur ta sjellë asnjë investitorë.

Kurse, Maqedonia me popullsinë përafërsisht të njëjtë, ka mbi 740.000 të punësuar, mbi 1000 përqind me shumë eksport dhe mbi 200% më shumë import.

Kosova në këto tre vitet e fundit tentojë të bëjë ndryshime të politikave fiskale, edhe pse jo të menjëhershëm, siç ishte rritja e TVSH-së nga 16 në 18 për qind, e cila ndikojë drejtpërsëdrejti në rritje të të hyrave buxhetore duke varfëruar xhepat e qytetarëve.

Më pasa vazhduan disa reforma tjera fiskale duke hequr taksat doganore për lëndë të para dhe për gjysmë produkte, që tek në fillim të këtij viti bizneset prodhuese po i gëzojnë. Po as nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asoocim (MSA) , që ndodhi 2 vit më parë ende nuk ka prodhuar ndonjë efekt.

Deficiti tregtar vazhdon të rritet, deri në fund të vitit 2017-të ka arritë në vlerë prej 267,8 milionë eurosh. Ndërsa eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2017 kishte vlerën 29,4 milionë euro, kurse importi 297,3 milionë euro, që është një rritje prej 20.2% për eksport dhe 9.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. 

Përderisa shtetet fqinjë vazhdojnë të jenë më atraktiv në nxitje të investitorëve të huaja. Kosova e nxori  ligjin që mundëson investime strategjike por nuk arriti ta kompletojë me akte tjera nënligjore. Si pasojë për këto 10 vite u t’kurren investimet e huaja. Turizmi dështojë, ani pse Brezovica llogaritet që ka shtigjet më të mira në rajon, ajo mbetet larg koncesionimit.

Me kriza financiare e me dështime në të hyra u përballen edhe ndërmarrjet publike, telekomi, posta, KEK-u, po vazhdojnë teporzën, ani pse më herët ishin burimi kryesor i të hyrave. Trepça me ligj pa u zbatuar dhe me mungesë të bordit.

Pavarësisht të arriturave, dështimeve dhe sfidave, Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane ,  thotë se raportet e Bankës Botërore në 4-5 viteve e fundit Kosovën e ka ranguar në pozita më të mira dhe e ka njohur procesin e reformimit që Kosova ka bërë në ambientin e të bërit biznes, megjithatë, shton se ka mungesë të rezultateve konkrete si tek investimet, gjë për të cilën thotë se është mirë që tash e tutje vendi të koncentrohet.

Zeka: Kishte ndryshime fiskale por të ngadalshme

“Megjithatë ka munguar një lidhshmëri me rezultate konkrete me aspektin e tërheqjen e investimeve të huaja direket. Kjo është ajo çka vendi duhet të fokusohet tash e tutje. Sa i përket politikave fiskale, natyrisht që ka pasur përmirësime përmirësimet kanë qenë të ngadalta edhe unë besoj që gjitha ato veprimet fiskale të cilat janë ndërmarr përgjatë viteve po flasë për vitin 2009 -2013 , 2014,2015, 2017-të, gjitha kanë mundur të merren përnjëherë me një veprim të vetëm pa cenuar stabilitetin buxhetor po duke mundësuar një pozitë shumë më konkurruese të prodhuesve tanë në kontest rajonal nga ajo cilin prodhuesit tanë deri së voni e kanë gëzuar”, tha Zeka.

Ai thotë se pati edhe ngecje e mos konsistencë në vendimmarrje.

Zeka; Vendimet nuk zbatohen nga qeveritë e reja

“Sikur është bërë një praktikë që vendimet e njërës qeveri të mos zbatohen nga qeveria tjetër. Më duhet të kujtoj këtu edhe vendimin e korrikut të vitit 2017-të sërish nga një qeveri në largim për pakon fiskale 2.0 me 22 masat të cilat qeveria e re e shtatorit të vitit 2017-të nuk i zbaton ..... Po ashtu, edhe projekti i Brezovicës i cili me gjithë punën e madhe që është bërë nga me ndihmën edhe të USAID-it ka dështuar si i tillë edhe sot nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit se çfarë pritet të ndodh me një projekt i cili do ta kthente Kosovën në hartën e shteteve që kanë ose ofrojnë potenciale për zhvillimin e turizmit dimërorë . E për turizmit e tjera rurale , truizmat verore për këto anë nuk po flasim fare “, tha Zeka.

Ndërsa, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se kishte pritje të madhe që pavarësia politike do të lehtësonte proceset ekonomike por Kosova nuk arriti as për ketë dekadë të zë hapin me vendet e zhvilluara.

Rukiqi: Kosova nuk arriti ta zë hapin

“Qëndron në faktin që edhe pse ekziston ky përmirësim ne nuk po mund ta zëmë hapin në vendet tjera. Nëse te ne e kemi një rritje ekonomike më stabile, prapë se prapë kjo rritje ekonomike nuk po mjafton me krijua vende të punës. Nëse e shohim e shohim që kemi investime të caktuara , asnjë prej këtyre investimeve nuk janë investime cilësore . ...Duke e shikuar listën e investitorëve është mëkat që krejt atë listë nuk e gjënë një investitor që ka një emër të caktuar dhe ka të them reputacion ndërkombëtarë. Kryesisht janë investime të diasporës apo investime të cilat nuk kanë qarrit me krijua shumë vlerë të shtuar në ekonomi.”, tha Rukiqi.

Enver Hoti, deputet dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, thotë se duhet të ndihemi krenarë me atë që është arritur deri tani, mirëpo thotë qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësi më të madh nga shteti.

Hoti: Shqetësuese gjendja sociale dhe ikja e njerëzve

“Mendoj që gjendja sociale në vend është e vështir .Nuk është dashur të jetë kjo. Mund të jetë më e mirë. Duhet të jetë më e mirë. Duhet të punojmë dhe është momenti i fundit ky dhjetëvjetor i pavarësisë, vendi duhet t’i shërbej drejtuesve të vendit për një thirrje që të marrin obligime shtesë dhe ti kthehen detyrave reale të tyre, të krijojnë mundësi zhvillimi edhe mirëqenie për qytetarët e vendit. Është shqetësuese që akoma pas 10 –të viteve njerëzit e shohin zgjidhjen e tyre ekonomike, sociale duke u larguar nga vendi. Shqetësimi i tyre kryesor mendoj në këtë 10-të vjetor duhet të jetë dhe është ikja e njerëzve nga vendi. Kjo është e tmerrshme, aspak e pranueshme dhe shumë mendoj duhet të jetë shqetësuese për vet drejtuesit e vendit dhe për gjithë klasën politike në vend.”, tha Hoti.

Po ashtu edhe Naser Osmani, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, vlerëson se zhvillimi ekonomik në këtë dekadë len për të dëshiruar. Përmend disa të arritura siç janë pako e re fiskale, krijimi i bazës ligjore për Trepçën dhe ligji për investime strategjike.

Osmani: Ekonomia për një dekadë  len për të dëshiruar

“Sa i përket zhvillimit ekonomik len për të dëshiruar. Sepse ne kemi qenë më optimist. Kemi menduar që Kosova do të zhvillohet ekonomikisht , do të funksionalizohet ky potencial ekonomik që ka qenë , do të hapen vendet të reja të punës . Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur ashtu siç e kemi menduar. Përkundër asaj që ka suksese, duke ju falënderuar pakos fiskale që ka sjell lehtësira të mëdha sidomos për prodhuesit vendor. Ligji për investime strategjike që konsideroj ndër ligjet më të rëndësishme, ligji Trepçën që konsideroj sukses po ashtu edhe realizimi i “Boreas”, është një sukses “, tha Osmani.

Kurse, sipas këshilltarit të ministrit të Financave, Lulzim Rafuna, Kosova në fushën fiskale në të hyra ka arritur progres. 

Rafuna: Të hyrat buxhetore për këtë periudhë u rritën për 87 %

“Në çoftë e se e marrin prej vitit 2007-të deri në vitin 2017-të kur e kemi mbyll si vit fiskal. Totali i të hyrave është rrit mbi 87 për qind . Kështu që në vitin 2007-të kemi  fillua me 903 milionë të hyra që i kemi trashëguar nga periudha e UNMIK-ut . Tani në vitin 2017-të flasim për 1 miliardë e 685 milionë euro “,tha Rafuna.

Sipas tij, të hyrat e buxhetit vazhdojnë të jenë të varura nga të hyrat tatimore nga ATK-ja dhe Dogana. Të hyrat tatimore për gjatë periudhës 10 vjeçare janë rritur për 107-të për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat