Suedia jep 3.2 milionë euro për tatimin në pronë - Bota Sot
Suedia jep 3.2 milionë euro për tatimin në pronë

Ekonomi

Suedia jep 3.2 milionë euro për tatimin në pronë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:35
Andres Wollter dhe Bedri Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Andres Wollter, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes për projektin “PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë” nga viti 2018 deri në vitin 2020. Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3.2 milionë euro.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se shtetit Suedez ka dhënë dhe vazhdojë të jap mbështetje për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave.

Ai shtoi se ky shtet ka mbështetur Kosovën dhe në projektet e tjera. Sipas tij, ky projekt që nga dizajnimi e deri tek implementimi ka qenë i suksesshëm.

“Ky projekt që nga fillimi është dizajnuar e implementuar suksesshëm me përkrahjen e shtetit mik të Suedisë. Tash po kalojmë në fazën e dytë që është një projekt që janë investuar në Kosovë dhjetëra  miliona euro, 3.2 milion shtesë i ka që janë grand janë para falë dhe janë ndihmë për Kosovën që janë nga populli mik suedez”.

“Është projekt i rëndësisë së madhe për shtetin e Kosovës por mbi të gjitha për komunat e Kosovës sepse e dimë që të hyrat nga tatimi në pronë janë të hyra në nivelin komunal. Shteti Suedisë përveç këto projekti ka ndihmuar në agjitacionin e statistikave dhe projekte tjera. Ky projekt po merret si model një vendet e regjionit edhe Shqipëria po besoj që do të fillojë ta implementojnë projektin e ngjashëm. Ne po vazhdojmë me fazën e dytë dhe besoj që nuk do të jetë faza e fundit, por do të vazhdojmë me faza tjera”.

Andres Wollter, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, tha se shteti që përfaqëson është donatori i dytë më i madh në Kosovë.

Wollter, u shpreh se përkrahja do të vazhdoj dhe se është i lumtur që po e nënshkruan vazhdimin e projektit “PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë” nga viti 2018 deri në vitin 2020.

“Ne si shtet jemi shumë të përfshirë në shumë reforma në Kosovë, ne jemi shtetit i dytë si donatori më i madh në Kosovë. Ne e kemi konsiderua si shumë domethënës dhe efikas këtë projekt. Sistemi tatimor suedez është zhvillu viteve të fundit dhe ne jemi të gatshëm t’i shpërndajmë përvojat tona”.

“Dizajnimi i mirë i sistemit tatimor ndikon në papranueshmërinë e tatimit nga qytetarët dhe mendojmë që ky mund të jetë faktor i rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës. Ne e dimë që ne Kosovë të hyrat komunale janë pikë kyçe dhe jemi shumë të lumtur të themi se nga ky projekt ka fituar qeveria, komunat dhe qytetarët”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test