Stacionit të Autobusëve i kërkohet raporti financiar

Ekonomi

Stacionit të Autobusëve i kërkohet raporti financiar

Më: 1 mars 2018 Në ora: 18:24
Stacioni

Sot është mbajtur takimi i parë i komisionit të ri të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike ‘Stacioni i Autobusëve’.

Dy aksionarët e zgjedhur nga Kuvendi Komunal, Rifat Deri dhe Mirsad Vitia, bashkë me aksionarin e emëruar nga kryetari i komunës, Muhedin Nushi, do të kërkojnë nga Bordi i Ndërmarrjes raportin financiar për tri vitet e fundit.

Në njoftimin e komunës së Prishtinës thuhet se kjo për të parë se si qëndrojnë punët në atë drejtim dhe se çfarë ndryshimesh duhet bërë në ndërmarrje.

Po ashtu, komisioni i aksionarëve do të kërkojë edhe, planin e biznesit për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018, raportet vjetore të punës së bordit 2015, 2016 dhe 2017, Organogramin e Ndërmarrjes, biografitë e të gjithë drejtorëve dhe zyrtarëve kryesorë.

Do të kërkohet edhe informatë mbi datën e fillimit dhe përfundimit të mandatit të bordit aktual të drejtorëve, informatë për datën e fillimit dhe përfundimit të mandatit të komisionit të auditimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat