Të rritet kualiteti i produkteve vendëse, implementimi i shpejt i MSA-së siguron cilësi

Ekonomi

Të rritet kualiteti i produkteve vendëse, implementimi i shpejt i MSA-së siguron cilësi

Më: 2 mars 2018 Në ora: 11:01
Pamje nga tryeza

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar tryezën “Promovimi i standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së”.

Në këtë tryezë u prezantua edhe punimi “Standardizimi në Kosovë dhe sfidat për rritjen e kualitetit të produkteve vendore”.

Punimi ka trajtuar gjendjen aktuale të infrastrukturës së cilësisë në përgjithësi dhe të standardeve në veçanti, raporton Ekonomia Online.

Faton Thaqi, zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë tha se ministria është fokusuar në infrastrukturën ligjore të përafruara me rregullat e BE-së.

“Prodhuesit janë duke plotësuar standardet të cilat i përmbushin standardet e tregut. Përshtatja e standardeve të Be-së është kusht kryesor për rritjen e eksportit. Standardet janë nivelet vullnetare. Brenda MTI funksionin inspektorati i tregut i cili zhvillon krijimtarinë e tij në gjithë territorin e Kosovës”.

“Standardizimi i është një element i i fort i çdo ekonomie pa të cilin nuk do të kishim siguri dhe cilësi në produkte. Misioni i ministrisë dhe ASK është nxit fuqishëm zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Hafiz Gara, Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Standardizimit në Ministrin e  Tregtisë dhe Industrisë, tha se standardet janë adaptua dhe se Kosova nuk është larg nga standardet e BE-së.

Por sipas ti, Kosova nuk mund të adoptoj standarde direkt nga BE për shkak se nuk është e anëtarësuar në OKB, por standardet i adapton nga Shqipëria.

“Çalon implementimi i standardeve. Një produkt i cili bazohet në standard pranohet shumë më mirë në treg. Ne prokuronim standardet kanë një ndikim më të madh. Qasja në standardet e BE-së është një arritur e madhe dhe na ndihmon shumë. Kosova nuk mund të adoptoj standarde direkt nga BE për shkak se nuk është e anëtarësuar në OKB, por standardet i adapton nga Shqipëria”.

Dardan Abazi, hulumtues në INDEP, tha se standardizimi varet nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik për shkak se vendosja e standardit në produkte rrit edhe koston e produktit.

“Nevojitet më shumë njohuri për bizneset që ato të aplikojnë standarde në produktet e tyre. Gjithashtu INDEP ka propozuar hapjen e një qendre ku punonjësit aty do tu shërbenin bizneseve informata rreth standardizimit”.

Abazi tha se çështja e standardizimit duhet të ngitet më shumë në diskursin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat