Ligji për vjetërsinë e veturave ndikon tek importuesit në Kosovë

Ekonomi

Ligji për vjetërsinë e veturave ndikon tek importuesit në Kosovë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 20:33
Ilustrim

Që nga hyrja në fuqi me 1 janar 2018 të ligjit për lejimin e importimit të veturave më të reja se 10 vjet, dogana për dy muajt e parë të këtij viti ka zhdoganuar 511 vetura në vlerë rreth 8 milionë euro.

Por ashtu edhe siç parashihej ligji për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 vite, ka përgjysmuar importin e automjeteve të përdorura në 50 për qind, apo 1500 copë më pak krahasuar me periudhën e njëjtë vitit e kaluar sa ishin importuar, 3000 të tilla.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se numri i veturave të përdorura ka shënuar një ulje në krahasim me vitin e kaluar. Por në anën tjetër ka shënuar rritje ose dyfishim të importit të veturave të reja.

“Po gjate dy muajve te pare janar she shkurt veturat e reja janë 511 cope me vlere rreth 8 milion euro, që paraqet një rritje ne krahasim me vinin e kaluar, rritje respektivisht dyfishim ne krahasim me vitin e kaluar. Kurse automjete te përdorura ka një ulje në import për 50% krahasuar me vitin e kaluar që kishim 3000 cope derisa tani kemi vetëm rreth 1500 copë”, ka thënë Stavileci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat