Kjo është monedha e re 0 euro - Bota Sot
Kjo është monedha e re 0 euro

Ekonomi

E premte, 19 tetor 2018

Kjo është monedha e re 0 euro

Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:27
Kartëmonedha 0 euro

Trieri, qyteti gjerman ku u lind Karl Marksi, e festoi më 13 prill 200-vjetorin e lindjes së tij. Ky qytet lansoi kartëmonedha 0-euroshe me fytyrën dhe emrin e Marksit në to, por të cilat kushtojnë 3 euro.

Trieri, ndodhet në juglindje të Gjermanisë, dhe së fundi ka nisur një fushatë të gjerë për të festuar ditëlindjen e filozofit dhe ekonomistit gjerman, por me një vendim qartësisht kapitalist, që mori gjithë vëmendjen.

Kartëmonedhat që dukeshin si të ishin euro përnjëmend, ishin në dispozicion në zyrën e turistëve në Trier dhe gjithandej qytetit.

Thuhet se janë shitur deri në 5 mijë kartëmonedha të tilla në Trier, dhe se është planifikuar të shiten edhe 20 mijë të tjera. Marksi njihej si një kritik i madh i sistemit kapitalist.

Qyteti, po ashtu, i ka ndryshuar disa prej shenjave të trafikut duke i përshtatur me imazhin e Marksit, dhe po e bën një statujë tjetër për autorin e “Kapitalit”, që është financuar nga qeveria kineze e që peshon tre ton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test