Kosova më shumë importon rrymë sesa eksporton - Bota Sot
Kosova më shumë importon rrymë sesa eksporton

Ekonomi

E shtunë, 20 tetor 2018

Kosova më shumë importon rrymë sesa eksporton

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Në tremujorin e parë të vitit 2018 vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.98 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1.657,5 GWh, ndërsa në hidrocentrale ishte rreth 70 GWh, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në bilancin e energjisë për tremujorin e parë të këtij viti janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë 2018, Kosova ka importuar 119.2 GWh energji elektrike, ndërsa ka eksportuar 106.4 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1.136,7 GWh, ose 2.8 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test