Informaliteti ndër barrierat kryesore për bizneset - Bota Sot
Informaliteti ndër barrierat kryesore për bizneset

Ekonomi

E premte, 19 tetor 2018

Informaliteti ndër barrierat kryesore për bizneset

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:36

Nga 400 biznese të anketuara, shumica prej tyre deklarojnë se informaliteti ose konkurrenca jolojale mbetet ndër barrierat kryesore për bizneset.

Kështu është thënë sot gjatë publikimit të studimit “Bottleneck”, me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në Kosovë.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se ndër barrierat kryesore për bizneset janë konkurrenca jo lojale, kamatat e larta bankare, mungesa e energjisë dhe mungesa e parasë së gatshme.

Në bazë të një publikimi të OEK, barrierat në ekonomi janë: konkurrenca jo lojale më 60.9 për qind, mungesa e energjisë elektrike me 51 për qind, kostoja e energjisë, kamatat e larta, korrupsioni, mungesa e kornizës ligjore, jo stabiliteti politik barrierë për bizneset, mungesë e punëtorëve të kualifikuar.

Në bazë të këtij publikimi mos liberalizimi i vizave ka ndikuar që bizneset të humbin kontaktet me ato ndërkombëtare. 50 për qind e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se punësimi është në rritje.

Në rajonin e Prishtinës barriera kryesore mbetet për koston e lartë të energjisë elektrike.

Sytrime Dervisholli nga Departamenti i Tregtisë në MTI, pohoi se këto barriera të cilat u përmenden më lartë, thuaja se janë adresuar dhe evidentuara në MTI.

“Njëra ndër barrierat, energjia elektrike mbetet shqetësuese për bizneset. Kemi pasur raste që për këtë shkak ka pasur edhe mbyllje të fabrikës”, ka thënë Dervisholli, duke shtuar se Kosova ka krijuar mekanizmat e saj për tregti të lirë.

Sakip Imeri, drejtor në ATK, deklaroi se ATK është e përqendruar në luftimin e ekonomisë infomale dhe ka arritur të ulet kjo shkallë sa ka qenë më e lartë vite më parë. Ndërsa, Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës, tha se edhe pse janë krijuar proceduara të thjeshtësuara në doganë, prapë ka vend të punohet më shumë për të mos pasur ankesa nga bizneset.

“Çështja e ekonomisë së zezë në veri të Mitrovicë mbetet sfidë, edhe pse ma më shumë kontroll. Ka kontrabandë në veri, por jo si më parë”, theksoi Berisha, duke inkurajuat OEK dhe komunitetin e biznesit për bashkëpunim me Doganën.

Fidan Isufi, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka thënë se punën e tyre po e pengon ndonjëherë edhe çështja politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test