Gërxhaliu viziton Kompaninë "Air Energy" - Bota Sot
Gërxhaliu viziton Kompaninë "Air Energy"

Ekonomi

E hënë, 15 tetor 2018

Gërxhaliu viziton Kompaninë "Air Energy"

Më: 29 maj 2018 Në ora: 06:30
Safet Gërxhaliu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me bashkpunëtorë do të vizitoje Kompaninë "Air Energy" shpk, me seli në  fshatin Kika, komuna e Kamenicës e cila është themeluar në vitin 2008. 

Air Energy është kompani vendore e orientuar në shfrytëzimin e burimieve të energjisë alternative e në veqanti energjisë me erë.

Kompania Turke "Guirish "nga Turqia ka bërë investimin me "Ndërtimin e Parkut Energjetik "KITKA" - me kapacitet 32.4 MGW ku vlera e deritanishme arrin shumën prej 50 milion Euro që ka bërë të mundur vendosjen e nëntë turbinave me kapacitet 3.6 MGW/ njësi.

Këto turbina janë prodhuar nga kompania prestigjioze General Electric nga SHBA - Dega në Gjermani.

Kapaciteti vjetor i këtyre turbinave është 100 milion KW në orë,ndërsa Qeveria ka siguruar tarifen mbështetese për 12 vitet e ardhshme,çmimi shites  do të jetë 0.85 cent/KW orë,duke u mundësuar që të punojnë 20 punëtorë me kontrata të rregullta.

Ndërtimi ka filluar në vitin 2008 dhe janë kryer punimet kryesisht nga kompanitë vendore qe ka bërë të mundur të jenë të angazhuar rreth 200 punëtorë gjatë procresit te ndërtimit me një kosto financiare rreth 10.000.000 euro.

Ky projekt do të vazhdojë te zgjerohet edhe në komuna të tjera ne qofte se do të ketë mbështetje institucionale vendor edhe ndërkombetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test