Hasani: Urat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë forcojnë turizmin - Bota Sot
Hasani: Urat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë forcojnë turizmin

Ekonomi

E enjte, 18 tetor 2018

Hasani: Urat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë forcojnë turizmin

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 16:58
Bajram Hasani, sot ka pritur kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot ka pritur kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Ministri Hasani tha se me kryebashkiakun e Vlorës  kanë biseduar për turizëm dhe çështje me interes për të dyja vendet.

Ndërsa për politika tregtare, ministri Hasani ka tha se Kosova ka ecur mjaft në politikat e saj dhe në fushën e legjislacionit për investime, edhe pse sipas tij, me Shqipërinë është një disbalanc tregtar.

Hasani: Kërkova që qytetarët e Vlorës t’i vizitojnë bukuritë e natyre të Kosovës

“Edhe Kosova ka shumë bukuri natyrore, shteti shqiptar e ka detin, por edhe ne kemi shumë zona turistike siç janë Brezovica, Boga dhe shumë të tjera që mendojë se duhet t’i vizitojnë për shkak të natyrës, lartësisë mbi detare që ka krijuar Zoti. Kjo ndoshta mundet me qenë e mangët nga shteti shqiptar dhe kërkesë e imja dhe kryetarit të bashkisë, sepse është si ide që të bëhet më tepër lëvizje në mes qytetarëve të Shqipërisë që ta vizitojnë më tepër Kosovën. Ishte një ide që të fillojmë nga bashkia e Vlorës që edhe nxënësit, studentët të vizitojnë më tepër Kosovën dhe ti shijojnë bukuritë natyrore”, tha Hasani.

Ai shtoi se bregdeti shqiptar është destinacioni i kosovarëve për pushime.

Ndërsa, Dritan Leli tha se ka gjetur një partneritet në fushën e turizmit me ministrin Hasani dhe tha se pa shkëmbim në mes këtyre vendeve nuk do të mund të krijohet biznes fare.

Sipas tij, industria, tregtia, biznesi dhe turizmi janë të gjitha të lidhura, dhe duke njohur traditën shqiptare edhe urat e bashkëpunimit komunikimit  bëhen më të forta.

Leli: Të shkëmbejmë mesazhe bashkëpunimi historik

“Më vjen mirë që Qeveria e Kosovës në bazë të një urdhërese bënë që të gjithë studentët, të gjithë nxënësit e shkollave të shkojnë dhe të vizitojnë trojet shqiptare për një javë në vit, unë I shpreha gatishmërinë time personale që do të transmetojë në të gjithë institucionet arsimore në territorin e bashkisë se Vlorës, një praktikë e tillë të filloi të aplikohet për të gjithë nxënësit mësojnë ën Vlorë. Mendojë se të shkëmbejmë mesazhe bashkëpunimi historik është absolutisht detyra që duhet të bëjnë brezat për të qenë pranë njëri tjetrit”, deklaroi Leli.

Kryetari i bashkisë së Vlorës ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë, veçanërisht bukuritë e Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test