Hoti kërkon të diskutohet në Kuvend për Trepçën

Ekonomi

Hoti kërkon të diskutohet në Kuvend për Trepçën

Nga: Bota Sot Më: 5 qershor 2018 Në ora: 17:11
Pamje nga takimi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti është takuar sot në takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i ka njoftuar sindikalistet se në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar që të ftojë diskutimi për Trepçën.

Postimi i plotë:

Sot kam pritur përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Diskutuam rreth statutit të Trepçës, i cili është miratuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës dhe është përcjellë për aprovim në Kuvend të Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shprehën shqetësime serioze lidhur me këtë statut. Vërejtjet e tyre ishin në dy çështje:

- problemet sociale të punëtorëve dhe

- mos përfshirja e disa aseteve shumë të rëndësishme të Trepçës në këtë statut.

I njoftova sindikalistet se në seancën e sotme të Kuvendit, kam kërkuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik që të ftojë në diskutim Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Trepçës për të shqyrtuar këto vërejtje.

Mos përfshirja e disa aseteve shumë të rëndësishme të Trepçës në këtë statut është shumë serioze, dhe është për t’u çuditur se si mundet dikush të gjejë lirinë që të lërë jashtë statutit të Trepçës asete të rëndësishme.

Ju premtova se kjo çështje do të trajtohet me shumë kujdes nga Grupi Parlamentar i LDK-së dhe se do të merren parasysh të gjitha sugjerimet e palëve para se të vije Statuti në Kuvend

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat