Lekaj: Kosova shpëtoi edhe nga një arbitrazh

Ekonomi

Lekaj: Kosova shpëtoi edhe nga një arbitrazh

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:55
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar sot pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”, duke thënë se qeveria e ka shpëtuar vendin nga një arbitrazh tjetër.

“Qeveria e Kosovës sot e shpëtoi Kosovën edhe nga një arbitrazh. E kuptojmë plotësisht interesimin e opinionit për vendimin e sotëm që u mor nga Qeveria e Republikës së Kosovës për koston shtesë të zgjatjes së kontratës për përfundimin e projektit të autostradës. Është zgjidhja më e mirë e mundshme nga çka e si e kemi gjetur ne kur kemi ardhur në krye të detyrës”, tha ai.

Lekaj ka falënderuar për bashkëpunimin anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, duke përkujtuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për pagesën e kostos së shtyrjes së projektit për një vit ka ardhur pas negociatave të Komitetit Drejtues Ndërministror dhe kontraktuesit.

“Sot zgjidhem një problem dhe shmangem një më të madh, që Kosova të mos përfundojë në një proces arbitrazhi që do të kishte kosto të lartë për buxhetin e shtetit të Kosovës. Do të jemi në krye të detyrës për të shtyrë përpara projekte në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe lidhjes së Kosovës me vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në reagimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Llekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat