Godst vlerëson lart situatën ekonomike në Kosovë

Ekonomi

Godst vlerëson lart situatën ekonomike në Kosovë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 16:12
Franciscus Godst ë takim me ministrin e Financave Bedri Hamza

Drejtori ekzekutiv i Konstituencës së Bankës Botërore Franciscus Godst deklaroi sot se trendi pozitiv i rritjes ekonomike në Kosovë dhe treguesit makrofiskal do të vazhdojnë të jenë në nivele të kënaqshme, në mënyrë që vendi ynë të vazhdojë në rrugën e progresit ekonomik dhe shoqëror.

Ai këto komente i bëri në takim me ministrin e Financave Bedri Hamza, me të cilin bisedoi për gjendjen ekonomike në Kosovë, zhvillimet e fundit në sektorin e financave dhe bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, me theks të veçantë me Bankën Botërore.

Godst vlerësoi lart situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë, ndërsa falënderoi ministrin Hamza për bashkëpunim korrekt me Bankën Botërore në projektet e deritashme, duke ofruar gatishmërinë për mbështetjen e vendit tonë edhe në të ardhmen.  

Ndërsa, ministri Hamza në veçanti e falënderoi personalisht Godst, pasi që duke qenë drejtor ekzekutiv në Konstituencën ku bën pjesë Kosova, ka përfaqësuar me korrektësi vendin tonë në forumet ekzekutive të Bankës Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat