Lluka dhe përfaqësuesit e BB-së flasin për energjinë elektrike

Ekonomi

Lluka dhe përfaqësuesit e BB-së flasin për energjinë elektrike

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 11:56
Valdrin Lluka ka pritur sot zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe drejtorin Global për Energji në Bankën Botërore, Riccardo Pulit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe drejtorin Global për Energji në Bankën Botërore, Riccardo Puliti me të cilët kanë diskutuar për projektet energjetike në Kosovë dhe përkrahjen e këtij institucioni drejtë zhvillimit ekonomik të vendit, me fokus zhvillimin e sektorit energjetik.

“Sot do të shoqëroj këtë delegacion të nivelit të lartë në takime të ndara me ministrin Hamza dhe kryeministrin Haradinaj”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat