OAK shpreh shqetësim për kufizimet e AKP-së në raport me bizneset - Bota Sot
OAK shpreh shqetësim për kufizimet e AKP-së në raport me bizneset

Ekonomi

E premte, 19 tetor 2018

OAK shpreh shqetësim për kufizimet e AKP-së në raport me bizneset

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:40
Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës sot janë takuar me zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) theksoi se arsye e këtij takimi është njoftimi nga afër me pronat e AKP-së dhe mundësitë e marrjes së tyre në shfrytëzim nga bizneset.

Afrim Berisha, pronar i kompanisë "Bylmeti" prezantoi projektin të cilin është duke e punuar së bashku me një investitor holandez dhe njëkohësisht i njoftoi më detajisht për hapësirat, të cilat ju nevojiten për të arritur finalizimin e këtij projekti.

Në anën tjetër, Ardian Berisha, menaxher i zyrës rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Prishtinë, shtoi se AKP ka ende nën administrim toka bujqësore por ligji e kufizon AKP-në të ju dal ballë kërkesave të bizneseve dhe njëkohësisht të hyjë në marrëdhënie të ndryshme me ata. 

Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua  nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi,  pronari i biznesit “Bylmeti”, Afrim Berisha, biznesmeni Mehdi Lahu dhe zyrtarja për komunikim me biznese Mirjeta Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test