AKP shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrjeve

Ekonomi

AKP shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrjeve

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 10:53
AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve të ndërmarrjeve përmes likuidimit numër 39.

Sipas AKP-së, lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve përmban 128 njësi dhe të gjitha këto do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më datën 01 gusht e këtij viti, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse, hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat