S’dihet kostoja buxhetor për mësimdhënësit e viteve 90-ta - Bota Sot
S’dihet kostoja buxhetor për mësimdhënësit e viteve 90-ta

Ekonomi

E mërkurë, 21 nëntor 2018

S’dihet kostoja buxhetor për mësimdhënësit e viteve 90-ta

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 16:01
Pamje nga takimi

Paqartësitë rreth kostos buxhetore që do ketë projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë të viteve 1990-të, ka përplasur SBAShK-un dhe Ministrinë e Punës.

E nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po kërkohet që proceduarat për këtë ligj të përshpejtohen.

Haki Bërdynaj nga MAShT u shpreh se qëndrojnë pas ligjit dhe presin që të gjitha procedurat të përfundojnë deri në shtator, me qëllim që në janar të vitit 2019, të implementohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë të viteve 1990-të.

Kurse, drejtori i departamentit të pensioneve pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bahri Xhaferi, pati disa vërejtje lidhur me këtë projektligj që kryesisht kishin të bënin me koston buxhetore.

Ndonëse ishte pro që mësimdhënësve t’u njihet kontributi i tyre, u shpreh se ky projektligj ka mangësi dhe kostoja buxhetore nuk përkon me realitetin.

Xhaferi: Shqetësimi im është përshkallëzimi i viteve 1 deri në 10

“Shqetësimi im më i madh dulë në atë përshkallëzimin e viteve 1 deri në 10, apo 1 deri në 5, deri në 10, ana tjetër buxhetore që Ministria e Financave e ka bërë pjesën dërrmuese të rasteve shumicën absolute të rasteve kur buxheti i planifikuar në këtë formë kur ka filluar së zbatuari nuk ka mjaftuar. Domethënë është kjo një diçka e cila duhet dhe e treta ligjet e sponsorizuara prej grupeve të caktuara dhe të aprovuara, pastaj kur po vije puna me u zbatuar në praktik kemi hasur në konfrontim shumë të madh”, u shpreh ai.

Reagim më të ashpër për deklarimet e Xhaferit pati kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili u shpreh se nëse rishikimi i këtij projektligji do të ishte i padrejtë dhe një shok për mësimdhënësit e viteve të 90’ta.

Jashari: Mos koftë ky shtet nëse nuk i ka 6 milionë euro

“Nëse Kosova ka ardhur në pikëpyetje mos me i pas 6 milionë për ata njerëz që e mbajnë gjallë edhe shpresën për të ardhmen dhe e mbajnë gjallë alfabetin e shqipes, mos koftë ky shtet hiq...Mos të fryhen shifrat me na krijuar armiqësi tek populli se kushton ligji me qindra miliona sepse nuk kushton, sepse kur t’ia filloni me i dhanë pensionet i nderuar ki me parë që shumica prej 9 mishit që e keni paraqitur ju me qëllime që mos me shkuar ligji, ata nuk janë gjallë, as gratë e tyre, as ata dhe hajde të shtyjmë edhe një vit dy, po vdesim tanë dhe lëreni ligjin hallall ju koftë”, u shpreh Jashari.

Anëtarja e komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Teuta Haxhiu, tha se duke parë vullnetin e deputetëve, projektligji për punëtorët e arsimit të viteve 1990, do të kalojë edhe në lexim të dytë.

Haxhiu kërkoi sqarime nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punës për skemat pensionale që siç tha ajo janë bërë “mish mash”, por që një përgjigje konkrete nuk mori.

Kurse, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji përmes një letre me shkrim t’i kërkojë informacione Ministrisë së Financave lidhur me koston reale që e prek projektligjin e mësimdhësve të viteve 90’ta.

Kjo e fundit po ashtu ka kërkuar që para komisionit të raportojë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, lidhur me shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Akreditimit, Bekim Samadrexha, ku në këtë post tani, Bytyqi ka emëruar Shyhrete Reçicen.

Nagavci: Kërkoj që ministri Bytyqi të raportoj para komisionit

“Unë kërkoj që zyrtarisht komisionit me kërkuar nga ministri një raportim për këtë çështje, ai asnjëherë nuk e ka bërë publike se cilat janë gjithë ato që shkelje për të cilat ata kanë folur që kanë ekzistuar në Agjencion. Domethënë kemi pasur një proces për të cilin kemi kaluar ku ka pasur dhe me përjashtimin e Agjencionit nga rrjeti i Evropian të Cilësisë, kështu që zhvillimet e fundit e bëjnë edhe më të dyshimet këtë proces”, ka deklaruar Nagavci.

Ndryshe, gjatë kësaj mbledhje, komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi,  me vota unanime ka dërguar në Kuvend, projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test