Fondi Kosovar për Garanci Kreditore anëtarësohet në Shoqatën Evropiane për Institucionet Garantuese - Bota Sot
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore anëtarësohet në Shoqatën Evropiane për Institucionet Garantuese

Ekonomi

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore anëtarësohet në Shoqatën Evropiane për Institucionet Garantuese

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Bordi i AECM-së së bashku me Asamblenë Gjenerale zyrtarisht e pranuan kërkesën e FKGK-së për anëtarësim në mbledhjen vjetore të mbajtur më 14 qershor 2018.

AECM është një shoqatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse, me bazë në Bruksel e cila funksionon si një organizatë e hapur, demokratike, e pavarur nga çdo grup politik apo financiar.

Aktualisht ka 47 organizata anëtare që veprojnë në 28 vende të BE, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Rusi dhe Turqi. Anëtarët e saj janë institucione garantuese private, publike apo edhe të kombinuara si dhe Banka zhvillimore me divizion specifik për garancione. Të gjithë kanë misionin e përbashkët i cili është të garantojnë kreditë e NVM-ve që kanë një projekt të shëndoshë ekonomikisht, por që nuk mund të sigurojnë kolateral të mjaftueshëm bankar.

Sipas kumtesës për media të këtij institucioni, të gjitha këto do të mundësojnë që FKGK të përfitojë nga anëtarësimi i saj në AECM në saje të shkëmbimit të përvojave me institucione  garantuese me përvojë të gjatë gjithnjë me qëllim të arritjes së objektivave të saj si: përkrahja e sektorit privat në Kosovë, zgjerimi i qasjes në financa për NMVM-të, krijimi i vendeve të punës, rritja e prodhimit vendor, përmirësimi i bilancit tregtar si dhe avancimi i mundësive për sektorët ekonomikë më pak të shërbyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test