Berat Rukiqi edhe zyrtarisht në krye të OEK-ut - Bota Sot
Berat Rukiqi edhe zyrtarisht në krye të OEK-ut

Ekonomi

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Berat Rukiqi edhe zyrtarisht në krye të OEK-ut

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:11
Gërxhaliu ia dorëzon detyrën Berat Rukiqit

(E plotësuar) - Në një ceremoni formale, është bërë dorëzim – pranimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm Safet Gërxhaliu, te kryetari i ri i porsazgjedhur i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai pas marrjes së detyrës tha se po përmbyllet një periudhë 8-vjeçare,  jashtëzakonisht e suksesshme dhe sfiduese, por më shumë rezultate e  udhëheqjes së deritanishme.

Ndër prioritetet e tij, kreu i ri i OEK-ut përmendi rritjen e punësimit, mbylljen e hendekut mes tregut të punës dhe sistemit arsimor, si dhe digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë

Rukiqi: Prioritet kam punësimin

“Tri janë prioritetet që i kam thënë dhe dje, që do të fokusohemi në këtë mandat katërvjeçar. Është rritja e punësimit, përmes rritjes së eksportit, duke i përkrah oda, firmat në eksport. Në gjetjen e tregjeve të reja. Besoj që do ta ketë një kontribut të drejtpërdrejte dhe në mirëqenien e përgjithshme në vend.  Është harmonizimi apo mbyllja e hendekut që po ekziston mes tregut të punës dhe sistemit arsimor. Dhe e treta aspekti  që nuk është vetëm trend me fol për të, por po bëhet nevojë, digjitalizimi i përgjithshëm i  ekonomisë. Këto tri pika do të jene fokuset tona kryesore, në aspektin strategjik”, tha ai.

Rukiqi falënderoi Gërxhaliun për punën e bërë deri tani, duke i ndarë atij dhe mirënjohje për kontributin e dhënë për tërë këto vite në krye të OEK-ut.

Rukiqi: Gërxhaliu e bëri OEK-un,  me reputacion ndërkombëtar

“Falënderoi kryetarin e deritashëm Safetin i cili na ka mësuar të gjithë neve. Na ka ofruar gjithë neve përkrahje dhe realisht e ka sjellë oden në një pozitë, që sot ka reputacion jo vetëm rajonal por dhe  ndërkombëtar. Në aspektin financiar, ia ka ruajtur qëndrueshmërinë. Në aspektin e besueshmërisë ia ka ruajtur besueshmërinë dhe është munduar që ta mbroj nga ajo nga një shoqëri që ka shumë interesa të ngushta, nga ato interferenca qofshin politike, apo qofshin forma të tjera”, tha ai.

E kryetari i deritanishëm Safet Gërxhaliu tha se ndjehet i lumtur,  për mënyrën se si po e përmbyll mandatin e tij si kryetar. Ai tha se rrugëtimi i tij në OEK, ka qenë sfidues, por se kanë arritur që momentet e pavolitshme, t’i shndërrojnë në inspirim për sukses.

Gërxhaliu: Një formë e  tillë e pranim-dorëzimit duhet të jetë model

“Të me kishit  pyet para sa vitesh, çfarë fundi do të dëshiroja në mandatin tim, me siguri kishte me qenë një i tillë, me buzëqeshje me harmoni, me miq, me rezultate dhe me mirënjohje dhe besoj që një formë e tillë e pranim dorëzimit të detyrave duhet te jetë model dhe për institucionet tjera. Rrugëtimi ne OEK vërtet ka qenë sfidues. Mirëpo, ndoshta përmes një mbështetje që kam pasur nga të gjithë, në veçanti nga stafi, menaxhmenti kemi arritur  që momentet e pavolitshme ti shndërrojmë në inspirim për sukses”, tha ai.

Ndryshe, kryetari i deritanishëm Gërxhaliu i dorëzoi kryetarit të ri të sapo zgjedhur Berat Rukiqit, raportet e punës së OEK si dhe raportet e auditorit.

Rukiqi merr detyrën, fjalë të mëdha për paraardhësin

Në Odën Ekonomike të Kosovës është bërë pranim dorëzimi i detyrës tek kryetari i ri i sapo zgjedhur i kësaj Ode.

Kryetari i ri Berat Rukiqi ka thënë  se procesi i zgjedhjes së kryetarit të Odës ka qenë transparente dhe model për të gjitha organizatat.

Ai lavdëroi punën e ‘suksesshme” të paraardhësit të tij Safet Gërxhaliu.

“Tri janë prioritetet që do të fokusohemi në këtë mandat. Janë rritja e punësimit përmes rritjes së eksportit. Harmonizimi apo mbyllja e hendekut mes tregut të punës dhe arsimit dhe digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë. Këto tri pika do të jenë fokuset tona kryesore”, tha Rukiqi.

Kryetari i ri i ka ndarë mirënjohje kryetarit të deritashëm duke thënë se Gërxhaliu e ka sjellë odën në një pozitë që ka reputacion ndërkombëtar.

Në anën tjetër ish kryetari Safet Gërxhaliu ka thënë se rrugëtimi i tij në OEK ka qenë sfidues por është arritur që momentet e pavolitshme tië shndërrohen në inspirim për sukses.

Gërxhaliu ia dorëzon detyrën Berat Rukiqi (Drejtpërdrejt)

Po bëhet pranim – dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm i OKE-ut, Safet Gërxhaliu tek kryetarin e ri i OEK-ut, Berat Rukiqi.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës mbahet në objektin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Dje Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës ka zgjedhur Berat Rukiqin për kryetar për një mandat katër vjeçar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test