Ankand për emetimin e obligacionit shtetëror 10 vjeçar

Ekonomi

Ankand për emetimin e obligacionit shtetëror 10 vjeçar

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Ministria e Financave njofton se më 30 korrik do të mbahet ankandi i parë për emetimin e obligacionit 10 vjeçar, në vlerë prej 10 milionë euro, i cili zhvillohet përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Investimi në obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi fiks i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite), i pagueshëm çdo 6 muaj dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Sipas një njoftimi të ministrisë, ky instrument para se gjithash u dedikohet individëve dhe subjekteve që kanë plane për kursime më afatgjata dhe jo vetëm, dhe ka efekte pozitive të shumanshme ekonomike dhe financiare.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat