Aspak e pritshme: ja cili është qyteti më i shtrenjtë në botë

Ekonomi

Aspak e pritshme: ja cili është qyteti më i shtrenjtë në botë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 19:46
Në krye nuk ishte as Singapori, as Hong Kongu, por Hamilton, kryeqyteti i Bermudës

Për shumicën e njerëzve, çmimet luajnë një rol të madh kur planifikojnë një udhëtim. Prirja është që të kërkohen fluturime të lira, akomodim dhe aktivitete të cilat nuk ju rëndojnë xhepin.

Studimi më i fundit nga Numbeo ka treguar se cilat janë qytetet më të shtrenjta në botë, dhe rezultatet janë mjaft befasuese. Për nevojat e sondazhit u morrën 538 qytete, dhe të gjitha u anketuan në kategori të ndryshme si  çmimin e qirasë, ushqimi, transportin dhe të tjerat.

Në krye nuk ishte as Singapori, as Hong Kongu, por Hamilton, kryeqyteti i Bermudës. Arsyeja për koston e këtij qyteti qëndron kryesisht në faktin se pothuajse çdo gjë importohet.

Në vendi të dytë është Zyrihu, i cili njihet më mirë si qendër e bankave të ndryshme dhe qendra e fuqisë financiare.

Po ashtu edhe 5 qytetet të tjera zvicerane, rezultuan të shtrenjta: Gjeneva, Baseli, Berna, Lozana dhe Lugano.

Lista që doli nga hulumtimit të Numbea-s është kjo:

Hamilton, Bermuda

Zurih, Zvicër

Gjenevë, Zvicër

Basel, Zvicër

Bernë, Zvicër

Lozanë, Zvicër

Rekjavik, Islandë

Stavanger, Norvegji

Lugano, Zvicër

Oslo, Norvegji

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat