Oda Ekonomike dhe Ministria e Tregtisë përkrahin bizneset - Bota Sot
Oda Ekonomike dhe Ministria e Tregtisë përkrahin bizneset

Ekonomi

Oda Ekonomike dhe Ministria e Tregtisë përkrahin bizneset

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:16
Berat Rukiqi priti në takim Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Sot në Odën Ekonomike të Kosovës kryetari Berat Rukiqi priti në takim Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Pas takimit në një konferencë për media ata thanë se ky takim u realizua për t i përkrahur bizneset, kurse në takim ishin edhe përfaqësues nga sektor të ndryshëm biznesi.

Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen e arritur me KEDS për mbikëqyrje te punës se tyre, për t’i ndihmuar  me shume furnizimit sa me te rregullt me energji te bizneseve.

Rukiqi tha se ministria ofroi bashkëpunimin qe gjithmonë e kanë pasur nga ministria. Ai tha se me rendësi është të mbyllet sa me mire mandati i CEFTA, promovimi i bizneseve private. Rukiqi shtoi se dje kanë arritur  marrëveshje me KEDS-in për një zyre te përbashkët për funksionimin e bizneseve, pasi qe siç tha ai pengesa ma e madhe e bizneseve është furnizimi me energji elektrike.

Ministri Hasani tha se kane biseduar për shqetësimet e Odes Ekonomike. Kryetari kishte ftuar nga sektorë te ndryshëm, tha ministri, duke theksuar se kjo është hera e parë qeë Qeveria po merr hapa konkret sa i përket sektorëve, e sidomos ne atë te turizmit. Ministri tha se marrëveshja me KEDS-in nuk do të thotë trysni mbi ata, por  te gjendet siguri për bizneset.

Ai tha se do te formohet një grup institucional për mbikëqyrje më të mirë të punës se KEDS-it. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...