ASK: Ka rënie në çmimet e inputeve në Bujqësi

Ekonomi

ASK: Ka rënie në çmimet e inputeve në Bujqësi

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka treguar publikimin “Indeksi e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi” për tremujorin e dytë.

Sipas këtij publikimi, indeksi i Input  1 gjatë këtij tremujori ka shënuar rënie për 2.8 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, indeksi i input 1 ka rënie për (- 2.8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kurse, indeksi i input 2 ka rënie për (-3.0 %). Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input I+Input II) ka rënie për (-2.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin për media të ASK-së.

Sipas ASK-së, ky publikim është I bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

“Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, në tregje dhe në vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK”, thuhet në njoftimin për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat