Koha mesatare e pritjes për punë në Kosovë dhe dëshira për të migruar

Ekonomi

Koha mesatare e pritjes për punë në Kosovë dhe dëshira për të migruar

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 3 shtator 2018 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Sipas hulumtimit të kryer nga 385 repodentë në qendrat më të mëdha të Kosovës dhe rethinat e tyre, mund të konkludoje se papunësia mbetet problem më I madh që përpaballet shoqëria kosovare pas përfundimit të luftës. Sipas hulumtimit të kryer, shifra e papunësisë në Kosovës është 33%, kurse atyre që janë në punë është 45.5. Pensionerët përbëjnë 4.4%, ndërsa studentët përbëjnë 16.6%.

Sektori privat përbën pjesën më të madhe të atyre që janë të punësuar me 21.3%, ndërsa sektori publike i afrohet atij privat me 15.1%. Kjo e dhënë nuk është shenjë e mirë për shëndetin ekonomik të Kosovës pasi 15.1% janë të punësuar në sektorin publik.

Kosova si ekonomi me tregun e lirë, politikat e saj zhvillimore duhet ti drejtojë në sektorin privat,  dhe vendet e punës të hapen pikërisht në këtë sector.

Gjetja e vendit të punës është imperativ kryesor për secilin. Papunësia mbetet problemi më I madh që është duke u ballafaquar popullsia në Kosovë. Gjetja e një vendi të punës sot mbetet shumë e vështirë, si për ata që kanë të kryer nivelin post-sekondar si për ata që kan të kryer nivelin mesëm apo fillor.

 Përqidnja e atyre që janë duke kërkuar punë 5 e më shume vjet është 11.8%, kurse atyre që janë duke kërkuar punë më pak se 1 vjet është 30.7%.

Me deshirë do të migronin 51.5 %, shifer alarmante për qeverinë. Dmth, 18.5 % (duke mos i harruar ata që nuk punojnë) e të punësuarve deshirojnë të migrojne qysh në momentin e parë nëse  ju jepet mundësia.

Ndërsa te aplikimi për një vend pune është e dhimshme ku shihet se mesatarja është 19 herë. Gjetja tjetër eshte kur ëshët fjala te niveli i të ardhurave, nuk ka rëndësi a je në Kolegj privat apo je publikë. Ndërsa bizneset 25 % ankohen se punetoret nuk jane te pregaditure ose nuk kanë shkathtesi pune. Vetem 28 % e bizneseve kane programe te trajnimit për punëtoret e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat