Dogana për tetë muaj inkason rreth 736.4 milionë euro - Bota Sot
Dogana për tetë muaj inkason rreth 736.4 milionë euro

Ekonomi

Dogana për tetë muaj inkason rreth 736.4 milionë euro

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:44
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës gjatë periudhës janar-gusht të hyrat e përgjithshme të inkasuara në total arritën vlerën prej rreth 736.4 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, paraqet një rritje prej rreth 18 milionë euro apo 2.5% më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak.

Sipas doganës, ndikimi në të hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit në import të taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milion euro, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar.

“Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milionë euro apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndikim ne te hyra ka pasur edhe kufizimi i importit te automjeteve te përdoruara deri ne 10 vite, ku ne ketë kategori tek importi i veturave  vërehet një rënie e theksuar e te hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie ne te hyra tek kategoria e veturave rrethe 12 milionë € më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën e doganës.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që këtë vit po kanë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, përsëri   Dogana e Kosovës  është duke vazhduar me përformancë shumë të mirë në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi, mirëpo gjithashtu në vlerësojmë se këto efekte të politikave fiskale dhe MSA, do të kenë efektin e vet pozitiv shumë më të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjes të prodhimeve vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...