Dogana rrit të hyrat - Bota Sot
Dogana rrit të hyrat

Ekonomi

Dogana rrit të hyrat

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:10
Ilustrim

Dogana e Kosovës, gjatë periudhës janar-gusht, ka arritur të mbledhë në total vlerën prej rreth 736.4 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, paraqet një rritje prej rreth 18 milionë euro apo 2.5% më shumë.

Sipas Doganës, ndikimi në të hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit në import të taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milionë euro, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar.

“Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milionë euro apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndikim ne te hyra ka pasur edhe kufizimi i importit te automjeteve te përdoruara deri ne 10 vite, ku ne ketë kategori tek importi i veturave vërehet një rënie e theksuar e te hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie ne te hyra tek kategoria e veturave rrethe 12 milionë € më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën e doganës.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që këtë vit po kanë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, përsëri Dogana e Kosovës është duke vazhduar me përformancë shumë të mirë në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi, mirëpo gjithashtu në vlerësojmë se këto efekte të politikave fiskale dhe MSA, do të kenë efektin e vet pozitiv shumë më të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjes të prodhimeve vendore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...