Investimet nga diaspora - Bota Sot
Investimet nga diaspora

Ekonomi

E diel, 21 tetor 2018

Investimet nga diaspora

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 9 shtator 2018 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Diaspora janë pjesa e popullitë e  cila punon larg , por ata pjesin e fitimit e sjellin në   Kosovë. Në luftë kontribuan me para dhe me jetën  e tyre , në qdo moment.
Ata qdo vitë sjellin milionat në Kosovë , dhe sjellin gjallëri në vendin tonë .

Shumë para dihen dhe shumë e shumë të tjera i sjellin nëpër  xhepa. Kjo është një burim financimi  shumë i domosdoshëm për neve. Por , a kemi kujdes ndaj tyre dhe a po i përdorim parate e tyre vetëm për shpenzime ?

Pjesa më e madhe e parave, që  i sjellin ata shkojnë në shpenzime familjare, pak në shkollim e edhe më pak në investime tjera. 

A mundem ne që diasporen ta kthejm në Kosovë ( si investitorë ) vetëm me fjale apo me strategji ?

Duhet filluar me kthimin e besimit tek ata. Ata duhet të shohin ndryshime në qasjen tonë ndajë Kosovës dhe pasurive të saj. Ta duam shtetin dhe  ta zhvillojm atë , me angazhim dhe pa korrupcion. 

 Duhet diaspora  të  thirren në një konferenc të përbashkët dhe tema të  jetë 

"Ne e zhvillojm Kosovën " , se ndryshe nuk ka mireqenje dhe asë  prosperitet.

Të ftohen të gjithë ata që kanë biznese dhe ata që  dëshirojne të futen në treg. Ti  sigurojme që krijojme kushte , pa korrupcion dhe me mbrojtje te investimeve.

Duhet normat tatimore ti kthejm në dobi të tyre. 

E para , që investimi i tyre nuk ka kosto shtesë, dhe të gjitha shpenzimet administrative janë zero dhe nuk do ketë asnjë  pengesë  nga ana e shtetit.

Produktet e tyre do mbrohen nga importi, dhe në asnjë rrethan nuk do nënvlerësohen.

Investimi i tyre është prioritet i qeveris dhe do ruhen edhe në raste krizash.

Diaspora duhet të orientohet dhe të mbrohet dhe duhet të jemi krenar që i kemi. Por, diqka që nuk e ruan, nuk do ta kesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test