Punëtorët e Postës protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë - Bota Sot
Punëtorët e Postës protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë

Ekonomi

Punëtorët e Postës protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:06
Punëtorët e Postës protestojnë

Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale “Postieri” kanë bërë të ditur se pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta  e Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. 

Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës.

Kërkesat e punëtorëve të postës janë që Qeveria të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës - rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.
    
Po ashtu Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

Si dhe kërkesa e fundit e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat