Berjani: Taksa në Rrugën e Kombit, rrit edhe çmimin e derivateve - Bota Sot
Berjani: Taksa në Rrugën e Kombit, rrit edhe çmimin e derivateve

Ekonomi

E hënë, 22 tetor 2018

Berjani: Taksa në Rrugën e Kombit, rrit edhe çmimin e derivateve

Nga: A.Zh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:47
Rruga e Kombit

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë se kjo shoqatë është për pagesën në autostradën në Rrugën e Kombit.

Mirëpo, përmes një reagimi për media, Berjani e ka cilësuar si të lartë tarifën e vendosur nga Qeveria shqiptare.

Ai ka thënë se tarifa rrugore, do të rrisë edhe çmimin e derivative.

Berjani ka propozuar që  shqiptarët nga Kosova, të trajtohen me çmimoren e njëjtë që u ëhstë mundësuar qytetarëve të Kukësit, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Berjanit:

Sa i përket tarifave rrugore, ne Shoqata e Naftëtarëve jemi për pagesë, taksë po çmimi të jetë i arsyeshëm.

Dihet se naftëtarët e shfrytëzojnë shumë Rrugën e kombit, pasi furnizimi me derivate bëhet nga Durrësi. Ka kompani që në ditë paguan taksë rrugore deri në 300 € dhe kjo është e pa pranueshme dhe taksë shumë e lartë.

Kjo është një kosto shtesë për importin e derivative, ku kjo kosto i shtohet transportit dhe është krejt normale që e rrit çmimin e derivateve.

Unë mendoj se kryeministri Rama u dashur që neve kosovarëve me na llogarit sikur që ju ka mundësuar qytetarëve të Kukësit, të jemi me një çmimore të njëjtë, për shfrytëzimin e autostradës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test