BPV për kokë banori në Kosovë për 2017 ishte 3.566 euro

Ekonomi

BPV për kokë banori në Kosovë për 2017 ishte 3.566 euro

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në ESA 2010.

BPV-ja me çmime aktuale në vitin 2017 ishte  6,413.8 milionë euro. Rritja reale në vitin 2017 në krahasim me 2016, ishte 4.23%, ndërsa BPV-ja për kokë banori për 2017 ishte 3.566 euro.

Rritje reale për vitin 2017 kishte në këto aktivitete ekonomike: aktivitetet financiare dhe të sigurimit (31.4%); ndërtimtari (8.6%); tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve dhe motoçikletave (4.5%); informim dhe komunikim (3.4%), etj.

Rënie kishte në edukim (-0.6%), ndërkaq, rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2017 ishte tek eksporti i mallrave (22.2%), eksporti i shërbimeve (15.3%), importi i shërbimeve (6.3%) etj.

Po ashtu rënie kishte në shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me -0.5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat